Aksident komunikacioni në rrugën Carralevë-Duhël

Aksident komunikacioni në rrugën Carralevë-Duhël

Kosove, Lajme, Shtime
Sonte rreth orës 19:00, në rrugën Carralevë - Duhël, konktretisht afër gurthyesit “Guri Company” ka ndodhur aksident komunikacioni, i cili kishte bllokuar rrugen për disa çaste, në të cilin nuk bëhet e ditur për pesona të lënduar. Në aksident është përfshirë një kamion, i cili si pasojë e kushteve atmosferike ka rrëshqitur nga rruga. Bëhet e ditur se pas intervenimit rruga është e lirë për qarkullim.
Ja se çfarë moti do të mbretëroj sot në Kosovë

Ja se çfarë moti do të mbretëroj sot në Kosovë

Kosove, Lajme, Shtime
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë por me tendencë të zbritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.
Nesër përurohet fusha e futbollit në Shtime

Nesër përurohet fusha e futbollit në Shtime

Kosove, Lajme, Shtime
Komuna e Shtimes ka njoftuar se nesër, me datë 22 nëntor 2018, ora 11:00 do të bëhet përurimi zyrtar i Fushës së Futbollit ku do të marrin pjesë edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Kujtim Gashi. Simpatizuesit e Klubit të Futbollit "Vjosa" kanë bërë thirrje të marrin pjesë sa më shumë simpatizues, futbolldashës dhe sportdashës në këtë ngjarje me rëndësi.  
Njoftim nga KEDS për ndërprerje të energjisë elektrike

Njoftim nga KEDS për ndërprerje të energjisë elektrike

Kosove, Lajme, Shtime
KEDS përmes një njoftimi public për media ka bërë të ditur orarin për ndërprerjen e energjisë elektrike, kështuqë nesër më 13.11.2018 në NS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet: Dalja 10 kV Carraleva (Kodi: 41046004)prej orës 10:00 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: pjesë e Shtimes, Qesta Reçakut, Reçaku, Belinci, Caraleva, Topilla, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetershtica, Duga dhe Karaçica. Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i Stabilimentit Shpërndas në Shtime Dalja e Carralevës.
Kur do të bjerë borë në Kosovë?

Kur do të bjerë borë në Kosovë?

Kosove, Lajme, Shtime
Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta ani se ka javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet të bije gjatë fundit të nëntorit. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë  gjatë stinës së dimrit. Ai për Gazetën Express ka deklaruar se vendi do të vazhdojë të përcillet me temperatura të ngrohta. “Gjendja sinoptike është nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardh nga Afrika Veriore. Kanë veti të ndryshme fizike dhe  gjatë kësaj jave nuk pritet një shkallë e lartë të  kondenzimit deri në fund të javës do të kemi mot re
11 vjeçarja rrëmbehet në Shtime dhe çohet në mal ku tentohet të përdhunohet, i dyshuari lirohet menjëherë…

11 vjeçarja rrëmbehet në Shtime dhe çohet në mal ku tentohet të përdhunohet, i dyshuari lirohet menjëherë…

Kosove, Lajme, Shtime
11-vjeçarja M., nga komuna e Shtimes, së bashku me motrën e saj 9 vjeçe, mbrëmjen e 2 nëntorit të këtij viti,  ishin nisur për të marrë bukë  në një gjellëtore afër shtëpisë ku banonin. Vetëm pak metra pasi kishin dalë nga shtëpia 11-vjeçarja u rrëmbye nga një person dhe më pas përjetoi orët e tmerrit të asaj nate, orë të cilat do të lënë gjurmë të përjetshme në kujtesën  e saj. Të shtrënguar nga varfëria e skajshme, me nënën e sëmurë, në gjendje të rëndë psikike, në pamundësi për të gatuar vetë, babai i M., Arbeni, për çdo ditë i dërgonte  fëmijët e tij për të marrë gjellën e mbetur të ditës te një shok i tij që ka një gjellëtore afër shtëpisë së tyre, në rrugën “Sami Frashëri” të qytetit të Shtimes. Sapo kanë dalë nga shtëpia, M. së bashku me motrën e saj të vogël, rreth orës gjashtë
Denis Agushi kalon në ekipin e parë të FC Rapperswil-Jonas

Denis Agushi kalon në ekipin e parë të FC Rapperswil-Jonas

Kosove, Lajme, Shtime
Mesfushori shqiptar, Denis Agushi është promovuar në ekipin e parë të FC Rapperswil-Jonas, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch. 19 vjeçari nga Reçaku, pikërisht në Rapperswil-Jona e ka nisur karrierën si futbollist. Për ekipin nga St. Galleni që garon në Ligen e Dytë të Zvicrës, luajnë edhe katër futbollistë tjerë shqiptarë, Egzon Kllokoqi, Egzon Shabani, Ilir Zenuni dhe transferimi më i ri, Genc Krasniqi. @Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch