Month: November 2017

Ia vranë gruan dhe shtatë fëmijët, pas 20 vitesh veteranit të UÇK-së i lindin binjakë (Video/reportazh)

Ia vranë gruan dhe shtatë fëmijët, pas 20 vitesh veteranit të UÇK-së i lindin binjakë (Video/reportazh)

Kosove, Lajme, Shtime
Në çdo nëntor, në ditën e flamurit kombëtar, Isak Asllani nga fshati Rrancë  i Komunës së Shtimes, veteran dhe invalid i luftës së UÇK-së, merr rrugën që çon tek varrezat. Por aty nuk janë varrezat e fshatit ashtu siç rëndom i hasim gjithandej e ku njerëz të ndryshëm shkojnë e ndajnë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre. Këto janë varret e nënës, gruas dhe shtatë fëmijëve të Isakut të cilët bashkë  me mbesën dhe gruan e vëllait u vranë para 20 vitesh nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këtu s’ke se si ta ndash dhimbjen, ajo vjen si një uragan dhe përplaset furishëm në shpirtin dhe zemrën e Isakut duke e dërmuar atë që prej 2 dekadash. Teksa me radhë i zbulon nga bora emrat e fëmijëve në varr, Isaku mundohet që përmes prekjes së shkronjave ta ledhatoj
Familja e ish-ushtarit të UÇK-së bëhet me shtëpi të re

Familja e ish-ushtarit të UÇK-së bëhet me shtëpi të re

Kosove, Lajme
Më “28 Nëntor Ditën e Flamurit” familja e ish-ushtarit të UÇK-së Habib Lubovcit nga fshati Greiçec të Suharekës është bërë me shtëpi të re. Kjo familje është bërë me kulm mbi kokë falë ndihmës së pronarëve të ndërmarrjes prodhuese “Kosova Model” të cilët së bashku me bashkëluftëtarë të Brigadës 60 Njësia Diverzante Vëzhguese, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, arritën për të kompletuar shtëpinë, në të cilën do të jetojnë anëtarët e kësaj familje. Është nderë që na është dhënë mundësia t’i ndihmojmë familjës së Habibit, njiherit edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) theksuan pronarët e kompanisë “Kosova Model”. Për të përuruar shtëpinë e luftëtarit të UÇK-së ishin prezent edhe kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli si dhe ish komandanti i UÇK-së Jetullah Qar
Këta janë kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Shtimes

Këta janë kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Shtimes

Lajme, Shtime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rinumërimit të votave, ka publikuar dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale. Kështu, janë publikuar edhe emrat e asamblistëve nëpër komuna të Kosovës. Sipas rezultateve në Shtime, partia e cila do të ketë më së shumti përfaqësues në Kuvend do të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 8 asamblistë. Më pas vije Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 asambleistë, duke lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje me 3, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2, Nismën 2, Lëvizjën për Bashkim 1 dhe Aleanca Kosova e Re 1. Kuvendi Komunal i Shtimes ka gjithsej 21 asambleistë. Më poshtë, emrat e asamblistëve të cilët kanë fituar ulëse në komunën e Prishtinës, nga secili subjekt politik. 94 PDK –PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS # Emri Mbiemri Gjinia Vo