Day: December 1, 2017

Ky është moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Ky është moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Kosove, Lajme, Shtime
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi i ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore. Reshjet e shiut do të vazhdojnë sonte dhe nesër në shumë vende. Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60 mm (l/m2) në rrafsh të Kosovë
Reshjet e shiut në Shtime, rritet niveli i lumit Shtimjanja

Reshjet e shiut në Shtime, rritet niveli i lumit Shtimjanja

Lajme, Shtime
Si rezultat e reshjeve niveli i ujit në lumin Shtimjanja, është rritur dukshëm. Në fshatin Vojnoc, lumi ka dalë nga shtrati dhe si pasojë është bërë bllokimi i urave nga mbeturinat që ka bërë të rëndë qarkullimin e mjeteve dhe banorëve, ndërsa niveli i ujit është i rritur përgjatë tërë shtratit të lumit. Bëhet e ditur se Komuna e Shtimes ka intervenuar me makineri për të zhbllokuar urat nga mbeturinat dhe ka pastruar mbeturinat që kanë bllokuar rrjethjen e lumit. Drejtoria për Shërbime Publike, gjatë tërë ditës ka qenë në gatishmëri dhe në inspektim të vazhdueshëm të situatës. Një nga faktorët e daljes nga shtrati të lumit, janë edhe mbeturinat që persona të pandërgjegjshëm i gjuajnë në lum, ose përgjatë lumit. Banorët e fshatit bëjnë të ditur se niveli i ujit ka filluar të