Ditë: 11 Dhjetor, 2017

Në këtë datë betohen kryetari dhe këshilltarët e Kuvendit të Shtimes (dokument)

Në këtë datë betohen kryetari dhe këshilltarët e Kuvendit të Shtimes (dokument)

Lajme, Shtime
Nëntëmbëdhjetë dhjetori është zgjedhur si datë kur kryetari dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Shtimes do të betohen për mandatin e ri. Sipas agjendës të dërguar për media nga zyra e informimit të Komunës së Shtimes, të martën e javës se ardhshme do mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Shtimes, ku pritet të bëhet betimi i Kryetarit të Komunës dhe këshilltarëve të zgjedhur për mandatin katërvjeçar, bën të ditur zyra për informim në këtë komunë. Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës u rizgjodh sërish kryetar i komunës në raundin e dytë të zgjedhjeve të 19 nëntorit, duke fituar 51,61 % të votave të qytetarëve të Shtimes. Po ashtu, PDK, fitoi me së shumti ulëse të këshilltarëve për 4 vjetët e ardhshëm në Kuvendin e Komunës së Shtimes. Nga g
Dy kompani ndërtimore në Shtime gjobiten për ndotje të ambientit

Dy kompani ndërtimore në Shtime gjobiten për ndotje të ambientit

Lajme, Shtime
Inspektorati i Komunës së Shtimes ka nisur një aksion për gjobitjen e ndotësve të ambientit, shkruan sot “Koha Ditore”. Dy kompani ndërtimore janë dënuar për këtë veprim. Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka njoftuar se gjatë këtij aksioni deri tashti janë dënuar dy firma ndërtimore me nga 250 euro gjobë, për ndotje të ambientit dhe thyerje të rregullores komunale për shërbime publike.