Day: December 19, 2017

Arrestohen të dyshuarit për grabitjen në kazino

Arrestohen të dyshuarit për grabitjen në kazino

Lajme, Shtime
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarit lidhur me rastin e grabitjes së armatosur,  të ndodhur ditë më parë në Shtime. Pas një pune operative në teren, hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve në Ferizaj, sot kanë arestuar edhe dy të dyshuarit B.G.(m/sh/K ,26 vjeç) dhe A.G. (m/sh/K 33 vjeç) të cilët gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe njëherit në shtëpinë e të dyshuarir B.G. janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes: -një revole e markës Walter 7,65 mm ,një karikator me shtatë fishek -një revole e markës Dynamit Nobel RWS Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Naim Ismajli jep betimin si kryetar i Komunës, Medina Brahaj zgjedhet Kryesuese e Kuvendit të Shtimes

Naim Ismajli jep betimin si kryetar i Komunës, Medina Brahaj zgjedhet Kryesuese e Kuvendit të Shtimes

Lajme, Shtime
Sot në Shtime në orët e paraditës në prani të shumë qytetarëve dhe mysafirve të ftuar nga institucionet e ndryshme si Policisë, KFOR-it, OSBE-së, qytetarëve të Shtimes dhe prezencën e anëtarëve të rinj të përbërjës së re të Kuvendit të Komunës, është konstituuar Kuvendi i ri i Komunës së Shtimes, i cili ka 21 këshilltarë. Seancën e parë konstitutive të kuvendit e ka kryesuar annëtari më i vjetër i kuvendit Ruzhdi Jashari. Këshilltarët bënë betimin dhe nënshkruan edhe Deklaratat e Betimit për këshilltarë, kurse më pastaj ka dhënë betimin edhe kryetari i Komunës Naim Ismajli, i cili ka marrë mandatin e tij si kryetar i Shtimes. Subjektet politike kanë propozuar dy emra për kryesues të Kuvendit të Komunës, me çrast Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar për kryesues