Day: December 20, 2017

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme, Shtime
KEDS ka publikuar orarin më të ri të lokacioneve që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim, ndërsa në Shtime ky do të jetë orari i ndërprerjes së energjisë elektrike: Më 22.12.2017 në NS 35/10 kV Shtime do te ndërprehet: Dalja 10kV Carraleva (Kodi: 41046004) prej orës 10:00 deri në orën 15:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtimes, Qesta e Reçakut, Reçaku, Belinci, Carraleva Topilla, Llanishta, Devetak, Grejqevci, Zborci, Pjetershtica, Duga dhe Karaçica. Arsyeja e ndërprerjes: Revizioni i LP, ndërrim i shtyllave dhe  izolatorëve.
Ndihmohet Instituti Special në Shtime

Ndihmohet Instituti Special në Shtime

Lajme, Shtime
Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të udhëheqësit të ISSH-së me institucione dhe organizata vendore, ndërkombëtare si dhe njerëzve të vullnetit të mirë, edhe këtë vit ky institucion është ndihmuar me donacione. Kjo nuk është hera e parë që nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë iniciativa të tilla dhe kanë ndihmuar këtë institut. Herën e parë rezidentët e këtij institucioni janë ndihmuar me veshmbathje, ndërsa tani, duke pasur parasysh rënien e temperaturave dhe ditët e ftohta të dimrit, janë ndihmuar me batanije. Drejtori i Institutit Special, Xhemajl Dugolli, shpreh falënderim për udhëheqësit e shkollës, nxënësit dhe prindërit e tyre për këtë iniciativë dhe veprim human. Gjithashtu fton edhe institucionet tjera dhe njerëzit e vullnetit të mirë që t'i ndihmojnë kësaj kategorie të nd