Ditë: 25 Dhjetor, 2017

Në Shtime FSK dhe KFOR largojnë mjetin e dyshuar shpërthyes

Në Shtime FSK dhe KFOR largojnë mjetin e dyshuar shpërthyes

Lajme, Shtime
Policia e Kosovës ka raportuar se dje në rrugën Adem Jashari, në Shtime, ankuesi mashkull K-Ashkali ka raportuar se kishte has në një mjet të dyshuar eksplodues. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin e dyshuar pa incidente, thuhet ne raportin policor. Burime të Shtimepress bëjnë të ditur se mjeti shpërthyes, ka qenë një granatë dorë, e cila ka përfunduar në hapësirën e cila është pronë e një personi për grumbullimin dhe shitjen e hekurave.  
Klubi Motoristëve Sportiv “Mc Vjosa” ndihmon familjet në nevojë

Klubi Motoristëve Sportiv “Mc Vjosa” ndihmon familjet në nevojë

Lajme, Shtime
Për festat e fundvitit, motoristët e Klubit “Mc Vjosa” nga Shtimja gëzuan zemrat e fëmijëve në fshatin Carralevë, Rancë, Belinc dhe Reçak duke ndihmuar familjet me gjësende material dhe ushqimore. Kjo iniciativë u mbështet edhe nga bizneset si: Kalaja Epox, Furra Berlini 2 dhe Shisha Bar Imperial. Motoristët për të ndihmuar këto familje me pako ushqimore arritën të sigurojnë një shumë prej 488.65 Euro si dhe 450 kilogram miell gruri. Kryetari i klubit “MC VJOSA”, Halit Rexhaj, kjo iniciativë ishte e paraparë vetëm për këto gjashtë familje të identifikaura paraprakisht, ndërsa në të ardhmen priten edhe iniciativa të tjera nga ky klub. “Ne jemi të lumtur që u bëmë shkaktar të gëzimit të këtyre familjeve dhe fëmijëve por pa dyshim se kjo nuk ja zgjedh dot problemin e përhershëm me va