Ditë: 28 Dhjetor, 2017

Butrint Ahmeti drejt realizimit të ëndrrës

Butrint Ahmeti drejt realizimit të ëndrrës

Lajme, Shtime
Si çdo numër të Flatrës, edhe kësaj radhe një hapësirë për fëmijë të talentuar si Butrint Ahmeti, djaloshi nga Shtimja, i cili po cilësohet si një fenomen në futbollin kosovar, por jo vetëm. Vetëm 13 vjeçar, Butrinti ka arritur që nëpërmjet talentit dhe punës së tij të përkushtuar të jetë disa herë kampion, aktualisht po luan në një prej skuadrave të njohura, në Kosovë, 2 Korrikun nga Prishtina Butrinti, ku është në pozitën e mesfushorit dhe mbart numrin 7 në fanellë. “Futbollin e kam dashur gjithnjë, ndërsa kam filluar të luaj në moshën gjashtë vjeçare në klubin 2 Korriku, ku edhe tash jam pjesë e këtij klubi nëpërmjet të cilit kam arritur shumë suksese si kampion i Ballkanit në Izmir Cup 2015, Kampion i rajonit të Prishtinës si dhe Kampion i Kosovës tash e dy vote radha