Muaj: Dhjetor 2017

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme, Shtime
KEDS ka publikuar orarin më të ri të lokacioneve që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim, ndërsa në Shtime ky do të jetë orari i ndërprerjes së energjisë elektrike: Më 22.12.2017 në NS 35/10 kV Shtime do te ndërprehet: Dalja 10kV Carraleva (Kodi: 41046004) prej orës 10:00 deri në orën 15:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtimes, Qesta e Reçakut, Reçaku, Belinci, Carraleva Topilla, Llanishta, Devetak, Grejqevci, Zborci, Pjetershtica, Duga dhe Karaçica. Arsyeja e ndërprerjes: Revizioni i LP, ndërrim i shtyllave dhe  izolatorëve.
Ndihmohet Instituti Special në Shtime

Ndihmohet Instituti Special në Shtime

Lajme, Shtime
Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të udhëheqësit të ISSH-së me institucione dhe organizata vendore, ndërkombëtare si dhe njerëzve të vullnetit të mirë, edhe këtë vit ky institucion është ndihmuar me donacione. Kjo nuk është hera e parë që nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë iniciativa të tilla dhe kanë ndihmuar këtë institut. Herën e parë rezidentët e këtij institucioni janë ndihmuar me veshmbathje, ndërsa tani, duke pasur parasysh rënien e temperaturave dhe ditët e ftohta të dimrit, janë ndihmuar me batanije. Drejtori i Institutit Special, Xhemajl Dugolli, shpreh falënderim për udhëheqësit e shkollës, nxënësit dhe prindërit e tyre për këtë iniciativë dhe veprim human. Gjithashtu fton edhe institucionet tjera dhe njerëzit e vullnetit të mirë që t'i ndihmojnë kësaj kategorie të nd
Arrestohen të dyshuarit për grabitjen në kazino

Arrestohen të dyshuarit për grabitjen në kazino

Lajme, Shtime
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarit lidhur me rastin e grabitjes së armatosur,  të ndodhur ditë më parë në Shtime. Pas një pune operative në teren, hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve në Ferizaj, sot kanë arestuar edhe dy të dyshuarit B.G.(m/sh/K ,26 vjeç) dhe A.G. (m/sh/K 33 vjeç) të cilët gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe njëherit në shtëpinë e të dyshuarir B.G. janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes: -një revole e markës Walter 7,65 mm ,një karikator me shtatë fishek -një revole e markës Dynamit Nobel RWS Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Naim Ismajli jep betimin si kryetar i Komunës, Medina Brahaj zgjedhet Kryesuese e Kuvendit të Shtimes

Naim Ismajli jep betimin si kryetar i Komunës, Medina Brahaj zgjedhet Kryesuese e Kuvendit të Shtimes

Lajme, Shtime
Sot në Shtime në orët e paraditës në prani të shumë qytetarëve dhe mysafirve të ftuar nga institucionet e ndryshme si Policisë, KFOR-it, OSBE-së, qytetarëve të Shtimes dhe prezencën e anëtarëve të rinj të përbërjës së re të Kuvendit të Komunës, është konstituuar Kuvendi i ri i Komunës së Shtimes, i cili ka 21 këshilltarë. Seancën e parë konstitutive të kuvendit e ka kryesuar annëtari më i vjetër i kuvendit Ruzhdi Jashari. Këshilltarët bënë betimin dhe nënshkruan edhe Deklaratat e Betimit për këshilltarë, kurse më pastaj ka dhënë betimin edhe kryetari i Komunës Naim Ismajli, i cili ka marrë mandatin e tij si kryetar i Shtimes. Subjektet politike kanë propozuar dy emra për kryesues të Kuvendit të Komunës, me çrast Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar për kryesues
Shpërthen bombola e gazit, dëmtohen lokalet afariste

Shpërthen bombola e gazit, dëmtohen lokalet afariste

Lajme, Shtime
Katër lokale afariste dhe një shtëpi banimi në rrugen kryesore të Qytetit të Shtimes, konsiderohet se janë demtuar nga zjarri që ka përfshirë sonte në orët e vona të mbrëmjës, bënë të ditur shtimepress. Sipas burimeve një qytetar, pronar i një lokali afarist dhe një zjarrëfikës si pasojë e zjarrit kanë marrë lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në QKMF në Shtime dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore të Shtimes dhe ekipi i zjarrfikësve nga Komuna e Shtimes dhe Lipjanit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë bombola e gazit.
Në Karaqicë, era e fortë i dëmton kulmin e shtëpisë (foto)

Në Karaqicë, era e fortë i dëmton kulmin e shtëpisë (foto)

Lajme, Shtime
Erërat që kanë mbizotëruar që disa ditë si dhe moti me shi si duket ka bërë që në fshatin Karqicë të komunës së Shtimes, banorit të këtij fshati Arben Krasniqi t’i dëmtojë një pjesë të kulmit të shtëpisë, shkruan shtimepress. Arben Krasniqi ka bërë të ditur se era e fuqishme e cila ka mbizotëruar që nga orët e hershme të mengjesit i ka dëmtuar një pjesë të kulmit të shëpisë si dhe ka dëmtuar edhe rrjetin energjetik. Sipas institutit hiderometerologjik mot i tillë do të vazhdoj edhe nesër, ndërsa nga fillimi i javës pritet të ketë edhe reshje bore.
Borë gjatë fundjavës

Borë gjatë fundjavës

Lajme, Shtime
Meteorologët, për sot, parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat herë pas here mund të marrin karakter zhvillimi. Temperaturat do të lëvizin në mes 4 e 11 gradë Celsius, pra pak mbi mesataren për këtë periodë të vitit. Nesër pritet të ketë më shumë vranësira, të cilat mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të qenësishme. Ato do të sillën në mes 5 e 11 gradë Celsius. Kështu parashihet të jetë nesër, mirëpo fundjava do të sjellë ndryshime të dukshme moti. E shtuna do të fillojë me vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie dhe ato do të sillën në mes 1 e 10 gradë Celsius. Të dielën do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe ka mundësi të ketë
Grabitje e Armatosur në një kazino në Shtime

Grabitje e Armatosur në një kazino në Shtime

Lajme, Shtime
Në orët e para të mëngjesit të sotshëm, policia është informuar për një grabitje me armë e cila ka ndodhur në Shtime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në një kazino me ç ‘rast, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve (revole),  duke e goditur punëtorin e sigurimit dhe nën kërcënimin e  revoles e kanë detyruar punëtorin e kazinosë që ta  hapte kasafortën. Sipas raporteve, aty i kanë marrë 5904 (pesëmijë e nëntëqind e katër) Euro, portofolin e kazinosë dhe dy telefona celular dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.   Pas grumbullimit të informacioneve dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve, i cili  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, bënë të ditu
Njoftim nga KEDS për ndërprerje të energjisë elektrike

Njoftim nga KEDS për ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme, Shtime
KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditëve në vijim në disa vende të Shtimes do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të realizimit të punimeve. Nga data 14 - 23.12.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet: Dalja 10 kV Carraleva (Kodi: 41046004) prej orës 09:00 -09:15 dhe prej ores 16:00 -16:15 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtimes, Qesta e Reçakut, Reçaku, Belinci, Carraleva, Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetërshtica, Duga dhe Karaçica. Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga firma Erpower. Nga data 14 - 23.12.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet: • TS 10/0.4 kV Reçak II-Selatini (Kodi:410460040048) prej orës 09:00 – 16:00 • TS 10/0.4 kV Reçak III-M