Muaj: Dhjetor 2017

PZAP refuzon ankesen për Shtimen

PZAP refuzon ankesen për Shtimen

Kosove, Lajme, Shtime
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka publikuar vendimet për ankesat që janë paraqitur nga partitë politike, duke refuzuar kështu ankesën e kandidatit të pavarur për Shtime. Sipas tyre, ankesa është hedhur si e palejueshme. Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes Fatmir Rashiti është hedhur si  i palejuar. Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti  i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.
“Shumë zhurmë për asgjë” me regji të Fata Hysenit, do të shfaqet sot në Shtëpinë e Kulturës në Shtime

“Shumë zhurmë për asgjë” me regji të Fata Hysenit, do të shfaqet sot në Shtëpinë e Kulturës në Shtime

Kosove, Lajme, Shtime
Shfaqja “Shumë zhurmë për asgjë” me regji të Fata Hysenit, do të shfaqet sot, me datën 04.12.2017, nga ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Shtime. Shfaqja “Shumë zhurmë për asgjë”,  është punuar me një mjeshtri mjaft të madhe nga regjisorja Fata Hyseni. Kjo shfaqje vjen si rezultat i bashkëpunimit të Fakultetit të Arteve dhe Qendrës së Kulturës në Shtime. Ju ftojmë, që të bëheni pjesë e publikut nesër nga ora 18:00, në Qendren e Kulturës në Shtime! /http://infoprishtina.com/
Ndërprerje të Energjisë Elektrike në Shtime, Lipjan dhe Magurë

Ndërprerje të Energjisë Elektrike në Shtime, Lipjan dhe Magurë

Kosove, Lajme, Shtime
Kompania Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) nëpërmjet ueb faqës së tyre ka bërë të ditur se gjatë ditëve të vikendit e shtunë dhe e diel, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të përmirësimit të rrjetit të transmetuesit dhe për këtë shkak komunat Shtime, Lipjan dhe Magurë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. “Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 2 dhjetor 2017 (E Shtunë) dhe 3 dhjetor 2017 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit NS 110/35/10 kV Lipjani. Gjatë intervaleve kohore të lar
Mbahet akademi përkujtimore për ish-luftëtarin e UÇK-së Bekim Mehmeti

Mbahet akademi përkujtimore për ish-luftëtarin e UÇK-së Bekim Mehmeti

Lajme, Shtime
Në teatrin e qytetit të Ferizajt është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bekim Mehmeti, i njohur me nofkën “Zharava” nga Vojonvci i komunës së Shtimes, i cili ndërroi jetë më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë akademi përkujtimore, familjarë, shokë dhe bashkëluftëtarë e shquan lartë kontributin e Bekimit dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Për një kohë shumë të shkurt nga një gueril që shumë pak kishin dëgjuar për të, u zhvillua, u forcua në një ushtri e cila i solli lirinë këtij vendi dhe çfarë na mbetet neve të gjallëve, na mbetet që ta ruajmë kujtimin për ta, të punojmë për atë çfarë ata kanë dëshiruar të punojnë dhe besoj që me njerëz të dëshmuar e të sprovuar, me ata të cilët ka
FSK e gatshme të niset drejt Shqipërisë

FSK e gatshme të niset drejt Shqipërisë

Kosove, Lajme
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë që ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndihmojnë Shqipërinë, e cila u përmbyt nga vërshimet. Kreu i shtetit thotë se për këtë ka biseduar edhe me homologun e tij shqiptar, Ilir Metën. “Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri. Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile”, është shprehur ai. Presidenti thotë se janë të shqetësuar për “vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”.
Ky është moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Ky është moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Kosove, Lajme, Shtime
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi i ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore. Reshjet e shiut do të vazhdojnë sonte dhe nesër në shumë vende. Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60 mm (l/m2) në rrafsh të Kosovë
Reshjet e shiut në Shtime, rritet niveli i lumit Shtimjanja

Reshjet e shiut në Shtime, rritet niveli i lumit Shtimjanja

Lajme, Shtime
Si rezultat e reshjeve niveli i ujit në lumin Shtimjanja, është rritur dukshëm. Në fshatin Vojnoc, lumi ka dalë nga shtrati dhe si pasojë është bërë bllokimi i urave nga mbeturinat që ka bërë të rëndë qarkullimin e mjeteve dhe banorëve, ndërsa niveli i ujit është i rritur përgjatë tërë shtratit të lumit. Bëhet e ditur se Komuna e Shtimes ka intervenuar me makineri për të zhbllokuar urat nga mbeturinat dhe ka pastruar mbeturinat që kanë bllokuar rrjethjen e lumit. Drejtoria për Shërbime Publike, gjatë tërë ditës ka qenë në gatishmëri dhe në inspektim të vazhdueshëm të situatës. Një nga faktorët e daljes nga shtrati të lumit, janë edhe mbeturinat që persona të pandërgjegjshëm i gjuajnë në lum, ose përgjatë lumit. Banorët e fshatit bëjnë të ditur se niveli i ujit ka filluar të