Month: January 2018

Takohen kryetari Ismajli dhe Aliu

Takohen kryetari Ismajli dhe Aliu

Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes dhe njëherit Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli ka vizituar kryetarin e Komunës së Feriajt, Agim Aliu. Në këtë takim janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me raportet ndërkomunale si dhe projektet e përbashkëta të synuara për t’i realizuar në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Kryetari Ismajli ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke i dëshiruar suksese në realizimin e platformës së tij qeverisëse për Ferizajn, me ç’rast theksoi se edhe Komuna e Shtimes është e gatshme të implementoj bashkërisht me Komunën e Ferizajt, projekte që kanë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy komunat. Në këtë takim, u vu theksi edhe tek bashkëpunimi në kuadrin rajonal, në Asociacionin e Kom
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një shtëpi në Davidoc

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një shtëpi në Davidoc

Lajme, Shtime
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është shuar zjarri që kishte kapluar një shtëpi në Davidoc, bëjnë të ditur burime të shtimepress.com. Me të marrë të informatën, Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në lagjen “Smajl Gorani” në fshatin Davidoc të Shtimes ku njësia e Zjarrfikësivë në Shtime, ka shuar zjarrin që kishte kapluar një shtëpi, sonte rreth orës 18:00. Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar
Takohen zëvëndësministri Mujota dhe kryetari Aliu

Takohen zëvëndësministri Mujota dhe kryetari Aliu

Lajme, Shtime
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zv. ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Fillimisht zv. ministri Fehmi Mujota, ka uruar kryetarin Aliu, për pozitën e të parit të Ferizajt, ndërkaq ka theksuar se Ferizaj, do të jetë njëri ndër qytete që do të përfitojë projekte të shumta infrastrukturore. Ndërsa, kryetari Agim Aliu, ka falënderuar këtë të fundit për vizitën, por edhe për mbështetjen që po i jep qytetit në realizimin e shumë projekteve më rëndësi tejet të madhe.
Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës nga Ferizaj të udhëhequr nga drejtori kolonel, Gazmend Hoxha. Drejtori Hoxha uroi për mandatin e radhës, kryetarin Ismajli. Zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionin e Komunës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes.
Aksident trafiku me lendime

Aksident trafiku me lendime

Lajme, Shtime
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Davidovc të Shtimes me datë 15.01.2018-ora 03:20, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamionete, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Foto ilustrim
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj së bashku nderojnë Reçakun

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj së bashku nderojnë Reçakun

Lajme, Shtime
Tre liderët kryesorë të Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj në të njëjtën kohë qëndruan në Reçak për të bërë homazhe me rastin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. Ëilliam Ëalker, ish ambasodor dhe udhëheqës i misionit verifikues të OSBE-së, i cili në vitin 1999 klasifikoi si krim kundër njerëzimit Masakrën që kishte ndodhur në Reçak, në fjalimin e tij të mbajtur në Akademinë Përkujtimore tha se ndjehet i lumtur kur sheh liderët së bashku duke nderuar Reçakun. Ai ka thënë se nuk e kupton ende mospraninë ndërkomtare në përvjetorët e Masakrës së Reçakut. Organizimi i shënimit të përvjetorit të 19-të është bërë nën përkujdesin e patronatit të presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
Të hënën shënohet përvjetori i Masakrës së Reçakut

Të hënën shënohet përvjetori i Masakrës së Reçakut

Lajme, Shtime
Të hënën, më 15 janar 2018, do të shënohet 19-të vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarje kjo e cila ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që quan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Komuna e Shtimes, ka njoftuar për Agjendën e shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarje. Ja agjenda e plotë: Ora 09:00 – Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak Ora 11:00 – 11:40 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime Ky aktivitet bëhet e ditur së organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Lajme, Shtime
Pas një aksidenti që pësoi, më 22 nëntor të vitit 2017 dhe kishte marrë lëndime të rënda trupore, mbrëmë në orët e vona, ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Kemajl Rexhepi nga fshati Godanc i Epërm Kemajl Rexhepi, i lindur më 17.11.1975 kujtohet, si i ri që së bashku me shumë luftëtarë të tjerë ishte angazhuar për çështjen kombëtare. Varrimi i tij bëhet sot mē 06.01.2018 në ora 14:00, në Varrezat e Veteranēve të UÇK-së, në qytetin e Shtimes kanë njoftuar familjarët.
Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Lajme, Shtime
Nga nesër do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira. Të dielen në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull. Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C. Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.
Dridhjet e termeti edhe në Shtime

Dridhjet e termeti edhe në Shtime

Lajme, Shtime
Dridhje e fuqishëm para pak qastesh janë dëgjuar në disa pjesë të Kosovës. Sipas qytetarëve dridhje  të fuqishme janë dëgjuar në disa rajone të Kosovës, Shtimepress meson se dridhjet janë dëgjuar edhe në Shtime, por edhe pjesë të tjera të Kosovës. Ende nuk dihet se sa shkallë ka qenë ky termet dhe se ku ka qenë dhe ku ka qenë epiqendra e tij. /shtimepress/