Ditë: 4 Janar, 2018

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Lajme, Shtime
Nga nesër do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira. Të dielen në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull. Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C. Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.
Dridhjet e termeti edhe në Shtime

Dridhjet e termeti edhe në Shtime

Lajme, Shtime
Dridhje e fuqishëm para pak qastesh janë dëgjuar në disa pjesë të Kosovës. Sipas qytetarëve dridhje  të fuqishme janë dëgjuar në disa rajone të Kosovës, Shtimepress meson se dridhjet janë dëgjuar edhe në Shtime, por edhe pjesë të tjera të Kosovës. Ende nuk dihet se sa shkallë ka qenë ky termet dhe se ku ka qenë dhe ku ka qenë epiqendra e tij. /shtimepress/