Ditë: 13 Janar, 2018

Të hënën shënohet përvjetori i Masakrës së Reçakut

Të hënën shënohet përvjetori i Masakrës së Reçakut

Lajme, Shtime
Të hënën, më 15 janar 2018, do të shënohet 19-të vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarje kjo e cila ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që quan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Komuna e Shtimes, ka njoftuar për Agjendën e shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarje. Ja agjenda e plotë: Ora 09:00 – Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak Ora 11:00 – 11:40 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime Ky aktivitet bëhet e ditur së organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.