Ditë: 15 Janar, 2018

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj së bashku nderojnë Reçakun

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj së bashku nderojnë Reçakun

Lajme, Shtime
Tre liderët kryesorë të Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj në të njëjtën kohë qëndruan në Reçak për të bërë homazhe me rastin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. Ëilliam Ëalker, ish ambasodor dhe udhëheqës i misionit verifikues të OSBE-së, i cili në vitin 1999 klasifikoi si krim kundër njerëzimit Masakrën që kishte ndodhur në Reçak, në fjalimin e tij të mbajtur në Akademinë Përkujtimore tha se ndjehet i lumtur kur sheh liderët së bashku duke nderuar Reçakun. Ai ka thënë se nuk e kupton ende mospraninë ndërkomtare në përvjetorët e Masakrës së Reçakut. Organizimi i shënimit të përvjetorit të 19-të është bërë nën përkujdesin e patronatit të presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.