Ditë: 17 Janar, 2018

Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës nga Ferizaj të udhëhequr nga drejtori kolonel, Gazmend Hoxha. Drejtori Hoxha uroi për mandatin e radhës, kryetarin Ismajli. Zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionin e Komunës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes.