Ditë: 18 Janar, 2018

Takohen zëvëndësministri Mujota dhe kryetari Aliu

Takohen zëvëndësministri Mujota dhe kryetari Aliu

Lajme, Shtime
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zv. ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Fillimisht zv. ministri Fehmi Mujota, ka uruar kryetarin Aliu, për pozitën e të parit të Ferizajt, ndërkaq ka theksuar se Ferizaj, do të jetë njëri ndër qytete që do të përfitojë projekte të shumta infrastrukturore. Ndërsa, kryetari Agim Aliu, ka falënderuar këtë të fundit për vizitën, por edhe për mbështetjen që po i jep qytetit në realizimin e shumë projekteve më rëndësi tejet të madhe.