Ditë: 25 Janar, 2018

Takohen kryetari Ismajli dhe Aliu

Takohen kryetari Ismajli dhe Aliu

Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes dhe njëherit Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli ka vizituar kryetarin e Komunës së Feriajt, Agim Aliu. Në këtë takim janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me raportet ndërkomunale si dhe projektet e përbashkëta të synuara për t’i realizuar në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Kryetari Ismajli ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke i dëshiruar suksese në realizimin e platformës së tij qeverisëse për Ferizajn, me ç’rast theksoi se edhe Komuna e Shtimes është e gatshme të implementoj bashkërisht me Komunën e Ferizajt, projekte që kanë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy komunat. Në këtë takim, u vu theksi edhe tek bashkëpunimi në kuadrin rajonal, në Asociacionin e Kom