Ditë: 2 Shkurt, 2018

Polis reagon për mospërfshirje të gruas në KPF në Shtime dhe Lipjan

Polis reagon për mospërfshirje të gruas në KPF në Shtime dhe Lipjan

Lajme, Shtime
Organiziata Joqeveritare POLIS ka dërguar një Komunikatë për Media për redaksinë shtimepress, lidhur me mospërfshirjen e gruas në Komitetin për Politike dhe Financa në Komunat Lipjan dhe Shtime, më poshtë lexoni reagimin. POLIS, duke qenë një organizatë joqeveritare aktive në monitorim, por edhe e përfshirë në politikëbërjen lokale, shprehë një opinion të saj në lidhje me disa zhvillime rreth konstituimit të komiteteve të Kuvendit Komunal në Lipjan dhe Shtime dhe për (mos) marrjen parasysh parimin e përfshirjes së barabart gjinore. Duke jetuar në një shoqëri, ku roli dominant dhe vendimmarrës është ende në duart e gjinisë së ‘fortë’, duhen patjetër veprime shtytëse për të i japur më shumë hapësirë dhe përfshirje gjinisë tjetër. Kuota gjinore nuk do të ishte promotori më i mirë barazi