Ambulanta e Shtimes bëhet me Rentgen Digjital

Komuna e Shtimes përmes një njoftimi nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë të ditur se që nga dje është funksionalizuar Aparati Digjital i Rentgenit në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Vezir Bajrami, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Shtimes.

Në përurimin e këtij aparati ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Naim Ismajli, ndërsa drejtoresha e QKMF-së në Shtime, Miridtë Qeriqi ka thënë se vlera e këtij donacioni që është donacion nga Qeveria Japoneze është e rëndësisë së veçantë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët e komunës së Shtimes, duke mundësuar zvogëlim të mundimeve, por edhe të shpenzimeve për qytetarët e Shtimes.

Shtimja dje ka shënuar Ditën e Shëndetësisë me çrast kanë realizuar një varg aktivitetesh e ndër tjerash duke nderuar me buqeta lule edhe veprën e Dr. Vezir Bajramit që kjo qendër mban emrin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *