Autor: ADMIN

Nëntëvjeçari boton librin e dytë me poezi dhe tregime

Nëntëvjeçari boton librin e dytë me poezi dhe tregime

Lajme, Shtime
Omer Mahmuti, nëntëvjeçari nga fshati Reçak, ka promovuar librin e tij të dytë me poezi dhe tregime, të titulluar “Sa bukur të qeshësh”. Omeri është nxënës i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët "Skënderbeu" në Reçak dhe ka filluar të merret me shkrime qysh nga mosha 5-vjeçare, ndërsa dy vite më parë ka botuar librin e tij të parë me tregime të titulluar “Lepuri dhe Poni”. Në promovimin e librit të tij kanë marrë pjesë nxënës, prindër, arsimtarë, qytetarë si dhe përfaqësues të institucioneve komunale të Shtimes.
Plaçkitet Raiffeisen Bank ne Shtime

Plaçkitet Raiffeisen Bank ne Shtime

Lajme
Persona të armatosur kanë plaçkitur para pak çastesh filialen e Raiffaisen Bank në Shtime. Sipas dëshmitarëve, tre persona kanë sulmuar punëtorin e bankës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi  i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Rreth orës 09:20 është thyer një bankë në Shtime. Policia është lokalizuar për të arrestuar personat e dyshuar”, ka thënë shkurt Gashi. /Indeksonline
Ambulanta e Shtimes bëhet me Rentgen Digjital

Ambulanta e Shtimes bëhet me Rentgen Digjital

Lajme, Shtime
Komuna e Shtimes përmes një njoftimi nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë të ditur se që nga dje është funksionalizuar Aparati Digjital i Rentgenit në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Vezir Bajrami, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Shtimes. Në përurimin e këtij aparati ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Naim Ismajli, ndërsa drejtoresha e QKMF-së në Shtime, Miridtë Qeriqi ka thënë se vlera e këtij donacioni që është donacion nga Qeveria Japoneze është e rëndësisë së veçantë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët e komunës së Shtimes, duke mundësuar zvogëlim të mundimeve, por edhe të shpenzimeve për qytetarët e Shtimes. Shtimja dje ka shënuar Ditën e Shëndetësisë me çrast kanë realizuar një varg aktivitetesh e ndër tjerash duke nderuar
Njoftim nga KEDS për ndërprerje të energjisë elektrike

Njoftim nga KEDS për ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme, Shtime
KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditëve në vijim në disa vende të Shtimes do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të realizimit të punimeve. Më 02.03.2018 do të ketë ndërprerje totale: NS 35/10kV Shtime (Kodi: 410460) prej orës 09:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbeten: Davidovci,Rashinca Muzeqina, Vojnovci, Gjyrkoci, Rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (nje pjesë) dhe Mollopolci, Shtimja,Lagjja e Pajtimit dhe Godanci i Ulët. Pjesë e Shtimes, Qesta Reçakut, Reçaku, Belinci,Carraleva Topilla, Llanishti, Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetërshtica, Duga dhe Karaçica. Fabrika Maksiti Putz, Koshare, Fitorja. Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive:Linja 35kV, ndërprerësit 35kV dh
Polis reagon për mospërfshirje të gruas në KPF në Shtime dhe Lipjan

Polis reagon për mospërfshirje të gruas në KPF në Shtime dhe Lipjan

Lajme, Shtime
Organiziata Joqeveritare POLIS ka dërguar një Komunikatë për Media për redaksinë shtimepress, lidhur me mospërfshirjen e gruas në Komitetin për Politike dhe Financa në Komunat Lipjan dhe Shtime, më poshtë lexoni reagimin. POLIS, duke qenë një organizatë joqeveritare aktive në monitorim, por edhe e përfshirë në politikëbërjen lokale, shprehë një opinion të saj në lidhje me disa zhvillime rreth konstituimit të komiteteve të Kuvendit Komunal në Lipjan dhe Shtime dhe për (mos) marrjen parasysh parimin e përfshirjes së barabart gjinore. Duke jetuar në një shoqëri, ku roli dominant dhe vendimmarrës është ende në duart e gjinisë së ‘fortë’, duhen patjetër veprime shtytëse për të i japur më shumë hapësirë dhe përfshirje gjinisë tjetër. Kuota gjinore nuk do të ishte promotori më i mirë barazi
Takohen kryetari Ismajli dhe Aliu

Takohen kryetari Ismajli dhe Aliu

Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes dhe njëherit Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli ka vizituar kryetarin e Komunës së Feriajt, Agim Aliu. Në këtë takim janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me raportet ndërkomunale si dhe projektet e përbashkëta të synuara për t’i realizuar në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Kryetari Ismajli ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke i dëshiruar suksese në realizimin e platformës së tij qeverisëse për Ferizajn, me ç’rast theksoi se edhe Komuna e Shtimes është e gatshme të implementoj bashkërisht me Komunën e Ferizajt, projekte që kanë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy komunat. Në këtë takim, u vu theksi edhe tek bashkëpunimi në kuadrin rajonal, në Asociacionin e Kom
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një shtëpi në Davidoc

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një shtëpi në Davidoc

Lajme, Shtime
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është shuar zjarri që kishte kapluar një shtëpi në Davidoc, bëjnë të ditur burime të shtimepress.com. Me të marrë të informatën, Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në lagjen “Smajl Gorani” në fshatin Davidoc të Shtimes ku njësia e Zjarrfikësivë në Shtime, ka shuar zjarrin që kishte kapluar një shtëpi, sonte rreth orës 18:00. Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar
Takohen zëvëndësministri Mujota dhe kryetari Aliu

Takohen zëvëndësministri Mujota dhe kryetari Aliu

Lajme, Shtime
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zv. ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Fillimisht zv. ministri Fehmi Mujota, ka uruar kryetarin Aliu, për pozitën e të parit të Ferizajt, ndërkaq ka theksuar se Ferizaj, do të jetë njëri ndër qytete që do të përfitojë projekte të shumta infrastrukturore. Ndërsa, kryetari Agim Aliu, ka falënderuar këtë të fundit për vizitën, por edhe për mbështetjen që po i jep qytetit në realizimin e shumë projekteve më rëndësi tejet të madhe.
Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës nga Ferizaj të udhëhequr nga drejtori kolonel, Gazmend Hoxha. Drejtori Hoxha uroi për mandatin e radhës, kryetarin Ismajli. Zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionin e Komunës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes.
Aksident trafiku me lendime

Aksident trafiku me lendime

Lajme, Shtime
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Davidovc të Shtimes me datë 15.01.2018-ora 03:20, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamionete, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Foto ilustrim