Autor: ADMIN

Raporti i zëvendësministrit: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Raporti i zëvendësministrit: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Kosove, Lajme, Shtime
Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, raportin e tij të punës e nis duke treguar se java e parë ishte një javë e gjatë, gjatë të cilës thotë se e kompletuan zyrën. “Më pas disa na vizituan dhe uruan për pozitat e marra”, shkruan ai. Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, raportit 100 ditësh të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ia ka bashkangjitur edhe një email të shkëmbyer me ministrin e tij, Bedri Hamza. Më pas thotë se në dhjetor të vitit të kaluar kanë pranuar edhe një email nga zyra për informim. “Për çdo takim me ambasadorë apo ndonjë delegacion, ju lutem kontaktoni zyrën e informimit që t’i presin poshtë delegacionet”, i shkruan ai kryeministrit. Ai thotë se ishte edhe për homazhe në 19 vjetorin e Masakrës së Reçakut, që siç shkruan aty kan
Tahirsylaj jep lajmin e mirë për motin e ditëve të ardhshme

Tahirsylaj jep lajmin e mirë për motin e ditëve të ardhshme

Kosove, Lajme, Shtime
Moti në fund të javës do të jetë i nxehtë dhe për një javë nuk do të ketë reshje shiu. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha se ndryshimet klimatike në Kosovë janë sikur edhe në vendet e tjera. “Kjo është në situatë që do të tejkalohet. Por kjo sjell edhe ndryshime te rendimentet, pasi që nuk ka kushte për t’i tharë të mbjellat”, tha ai sot për RTK-në. Sipas tij, këtë vit më së miri ka pasur elemente pozitive te misri. “Këtë vit misri në Kosovë, është sikur në Kaliforni. Por, ky vit është i dëmshëm për grurin, për dredhëzën, për mjedrën”, tha ai. “Vera do të jetë më e vonshme. Në gusht do të shkojnë deri në 35 gradë celsius”, tha ai. Tahirsylaj vlerësoi se edhe degradimi i pyjeve po sjell pasoja të rënda. “Në grykën e Deçanit po ashtu edhe në Pejë është situ
Policia e Kosovës intensifikon aktivitetet për parandalimin e të shtënave me armë

Policia e Kosovës intensifikon aktivitetet për parandalimin e të shtënave me armë

Kosove, Lajme, Shtime
Policia e Kosovës (PK), nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se duke marrë parasysh sezonën verore që njihet edhe si  stinën e dasmave dhe organizimit të ahengjeve të ndryshme familjare, DRP e Ferizajt, ka intensifukuar  aktivitetet dhe veprimet policore në parandalimin e të shtënave dhe të përdorimit të armëve. “Pas marrjes së informatave nga vet qytetarët, dhe përmes rrugëve operative, vetëm në periudhën e fundit të muajit Korrik, patrullat policore  dhe njësitet tjera përkatëse, në gjashtë raste të ndara kanë konfiskuar 6 (gjashtë)  pistoleta, pas të shtënave të ndodhura nëpër ahengje dhe dasma. Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Shtime, Kaçanik, përkatësisht nëpër fshatrat e këtyre zonave. Pas identifikimit të të dyshuarve, dhe  shoqërimit të tyre në polici, me urdhër
Elita 5 me koncert në Shtime

Elita 5 me koncert në Shtime

Kosove, Lajme, Shtime
Rok grupi “Elita 5” pritet që të mbajë koncert në Shtime ditën e premte, me datë 03 gusht 2018, ora 20:00 në Sheshin “Ahmet Shtimja” ka bërë të ditur Komuna e Shtimes nëpërmjet njoftimin për koncertin, i cili organizohet me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve. Në këtë koncert pritet të performojnë edhe artistë nga Shtimja.
Hajnat dështojnë të vjedhin në Raiffeisen Bank Shtime

Hajnat dështojnë të vjedhin në Raiffeisen Bank Shtime

Kosove, Lajme, Shtime
Mëngjesin e sotëm, persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të hyjnë në selinë e Raiffaisen Bank në Shtime, mirëpo sistemi automatik i mbylljes së derës nuk ka mundësuar që ata të kryejnë vjedhjen dhe të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur burime informacioni nga shtimepress. Sipas një dëshmitari të rastit, kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë tentuar që përmes armëve të llojit ‘AK-47’ të marrin paratë nga kjo bankë. Ende nuk ka informacione për persona të arrestuar ndërsa në vendin e ngjarjes shihen zyrtarët policorë duke hetuar rastin. Raiffaisen Bank në këtë komunë ka qenë edhe më herët në shënjestër të grabitësve.
Moti i ligë dëmton biznesin e pishinave (VIDEO)

Moti i ligë dëmton biznesin e pishinave (VIDEO)

Kosove, Lajme, Shtime
Të dëmtuar si pasojë e motit jo të mirë janë pishinat e shumta në vend. Pronarët e shumë prej tyre thonë se deri tani kanë punuar me humbje. Bile, disa prej tyre nuk kanë angazhuar as staf për këtë sezonë, njofton Klan Kosova. Megjithatë, pronarët e pishinave shpresat se do të fitojnë diçka këtë verë i kanë tek muaji gusht, kur edhe pritet që temperaturat të ngriten. https://youtu.be/5Xw_Q1gKC6Y
Policia me aksion në Shtime e Lipjan, arrestohen fajdexhinjtë

Policia me aksion në Shtime e Lipjan, arrestohen fajdexhinjtë

Kosove, Lajme, Shtime
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes punës hetimore dhe operative në funksion të implementimit të planit operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit” në dy lokacione të ndryshme, ka realizuar sot me sukses dy operacione policore, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar të involvuar në vepra penale si: fajde, armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shtytje në vetëvrasje. “Një operacion bastisjeje është realizuar nga ora 06:00, në Shtime, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet K. S. (viti i lindjes 1986), si dhe në shtëpinë e tij janë konfiskuar disa dëshmi materiale: një revole e tipi BROWN, cal. 9mm, gjashtë copë fishekë dhe shënime me emra të personave të cilëve dyshohet se i njëjti u ka dhënë para me fajde. Operacioni tjetër ë
Sylë Tahirsylaj tregon për shiun dhe breshërin që do të bien javen e ardhshme

Sylë Tahirsylaj tregon për shiun dhe breshërin që do të bien javen e ardhshme

Kosove, Lajme, Shtime
 Ditëve të fundit temperaturat u ngritën në Kosovë, kjo për shkak të ndikimit të masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore, por nga nesër ndryshim të motit do të ketë sërish. Shi, vetëtimë, bubullimë e breshër do të fillojë nga e hëna në vendin tonë e tek në fillim të muajit gusht pritet të ketë stabilizim të motit. Profesori i Meteorologjisë në UP, Sylë Tahirsylaj, flet për Gazetën Express, tregon për ndryshimin e motit që pritet të ndodhë në vendin tonë. Breshëri do t’i dëmtojë kulturat bujqësore, thotë Profesori, Tahiraylaj. Ai tregon se temperaturat do të zbresin nga ndikimi i masave ajrore që vijnë nga Atlantiku. “Tash bazohemi në masat ajrore vendi është në ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore dhe e kanë ngritë nivelin e temperaturave si atyre minimale dhe m