Butrint Ahmeti drejt realizimit të ëndrrës

11163942_1042966632381406_8519559723548388178_n

Si çdo numër të Flatrës, edhe kësaj radhe një hapësirë për fëmijë të talentuar si Butrint Ahmeti, djaloshi nga Shtimja, i cili po cilësohet si një fenomen në futbollin kosovar, por jo vetëm. Vetëm 13 vjeçar, Butrinti ka arritur që nëpërmjet talentit dhe punës së tij të përkushtuar të jetë disa herë kampion, aktualisht po luan në një prej skuadrave të njohura, në Kosovë, 2 Korrikun nga Prishtina Butrinti, ku është në pozitën e mesfushorit dhe mbart numrin 7 në fanellë. “Futbollin e kam dashur gjithnjë, ndërsa kam filluar të luaj në moshën gjashtë vjeçare në klubin 2 Korriku, ku edhe tash jam pjesë e këtij klubi nëpërmjet të cilit kam arritur shumë suksese si kampion i Ballkanit në Izmir Cup 2015, Kampion i rajonit të Prishtinës si dhe Kampion i Kosovës tash e dy vote radhazi, kampion në turneun ndërkombëtar Belasica Kupë në Strumnicë të Maqedonisë. Mendoj se të gjitha këto suksese i kam arritur falë punës së palodhshme të trajnerëve tanë Besim Ademi, Mustaf Pronaj dhe Labinot Haziri, të cilët i falënderoj që na kanë mbështetur dhe qëndruar pranë.”- thotë Butrinti. /http://revistaflatra.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *