Lajme

Të hënën fillojnë aktivitete për Ditën e Dëshmorëve në Ferizaj dhe Epopesë së Jezercit

Të hënën fillojnë aktivitete për Ditën e Dëshmorëve në Ferizaj dhe Epopesë së Jezercit

Kosove, Lajme, Shtime
Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Manifestimi “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, do të fillojë nga e hëna, 24 shtator 2018. Ky 20-Vjetor, jubilar do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Aktivitetet për këtë ditë do të fillojnë me datë 24 deri më 29 shtator kur edhe pritet të përfundojë shënimi i kësaj ditë bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Vdes një fëmijë në Shtime

Vdes një fëmijë në Shtime

Kosove, Lajme, Shtime
Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka informuar se një fëmijë është dërguar në Qendër e Mjekësisë Familjare në Shtime pa shenja jete rreth orës 16:00. Atë e ka dërguar një femër dhe vdekja e konstatuar nga mjeku kujdestar. Kurse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion.  
Policia e Kosoves publikon rezultatet e testit me shkrim

Policia e Kosoves publikon rezultatet e testit me shkrim

Kosove, Lajme, Shtime
Polica e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me 15 dhe 16 shtator 2018. Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 për qind e më lartë do t’i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.  “Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 1 tetor 2018 deri me __ Tetor 2018, vendi i mbajtjes së testimit fizik Qendra e Doktrinës dhe trajnimeve e FSK-së në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Telegrafi. Kandidatë të cilët duan më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike mund t’i referohen udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi punësimi”. “Kandidatët të cilët
Në Shtime, kanë filluar të realizohen 4 projekte me rëndësi

Në Shtime, kanë filluar të realizohen 4 projekte me rëndësi

Kosove, Lajme, Shtime
Sipas kumtesës për media dërguar nga Komuna e Shtimes, kanë filluar katër projekte të cilat janë me rëndësi për qytetarët e Shtimes. Projekti i parë është rregullimi i trotuarëve, ndriçimit dhe gjelbërimit të rrugëve “Adem Jashari” dhe “ Komandant Kumanova” në Shtime deri tek rrathët, unazë për në rrugët tranzit në drejtim të fshatit Davidoc, ndërsa projekti i dytë është ndërtimi i fushës së futbollit në shkollën e fshatit Belinc. Në fshatrat Godanc, Gjyrkoc, Davidoc, Muzeqinë dhe Shtime ka filluar hapja e kanaleve atmosferike, I cili projekt sipas zyrtarëve komunal do të zvoglojë problemin e vërshimit të arave në këto hapësira. Poashtu në kuadër të këtyre projekteve kanë filluar edhe punimet në rregullimin e shtratit të lumit në Shtime. Të gjitha këto projekte financohen nga buxh
Ruzhdi Jashari ka paditur Prokurorinë Speciale dhe FaktePlus për cenim të dinjitetit

Ruzhdi Jashari ka paditur Prokurorinë Speciale dhe FaktePlus për cenim të dinjitetit

Kosove, Lajme, Shtime
Në listat e publikuara të “veteranëve të rremë” duket se me qëllim të caktuar janë evidentuar edhe emra të niveleve të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë mes figuron edhe emri i Ruzhdi Jasharit, reporterit të luftës së UÇK-së i cili gjatë luftës kishte informuar medet e huaja dhe të vendit lidhur me luftën dhe zhvillimet në Kosovë. Ai ka qenë edhe reporter i Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress, një kuadër me autoritet para gjatë dhe pas luftës. Lidhur me evidentimin e tij në listat e veteranëve tëë rremë ai ka ngritur padi penale dhe ka kërkura urgjentisht, marrjen e masave nga gjykata kundër këtyre keqbërësve dhe cënuesëve të dinjitetit tim: Prokurorisë Speciale dhe portalit: Fakteplus, në përputhje të Kushtetutës së Kosovë në nenin, 23, që garanton dhe mbron
Komuna e Shtimes prezantoi e-kioskun

Komuna e Shtimes prezantoi e-kioskun

Kosove, Lajme, Shtime
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Muhadin Halili, kanë përuruar E-kioskun e parë në Komunën e Shtimes, në të cilin qytetarët mund të pajisen me dokumentet e gjendjes civile. Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, certifikatës së martesës, në një të ardhme të afërti në e-kioskun do të mund të nxirret dhe të paguhet aty për aty fatura e tatimit në prone dhe dokumente tjera ka thënë Muhadin Halili, drejtor i Administratës në Komunën e Shtimes. Kjo paisje e re do të mundëson qytetarëve të Shtimes që në mënyrë digjitale të shfrytëzojnë këto produkte: Certifikatën e Lindjes Certifikatën e Lindjes për Fëmijë Ekstraktin e Lindjes Cert
Reagojnë kirurgët e Maksillës: Përjashtimi i Salihut rrezikon shuarjen e Klinikës

Reagojnë kirurgët e Maksillës: Përjashtimi i Salihut rrezikon shuarjen e Klinikës

Kosove, Lajme, Shtime
Mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale kanë reaguar për përjashtimin nga puna të kolegut të tyre Dr. Sami Salihu, një ditë pas raportimit të Gazetës Shneta. Kirurgët e Klinikës e kanë konsideruar të papranueshme largimin nga puna të profesorit të mjekësisë Sami Salihu, duke thënë se rrezikohet edhe shuarja e klinikës. “Ne, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale shprehim shqetësim të thellë lidhur me vendimin për përjashtim nga puna te kolegut tonë , Profesorit të vetëm në Klinikë, me crast vie ne pyetje edhe shuarja e njësisë organizative si KLINIKË e Kirurgjisë Maksillofaciale ne kuadër të SHSKUK-së”, thuhet në reagim. “Profesor Sami Salihu ka qenë ekspert i dalluar si nga aspekti profesional ashtu edhe akademik. Përjashtimi i tij nga puna len boshllëk në të
Humb një vajzë nga Shtimja

Humb një vajzë nga Shtimja

Kosove, Lajme, Shtime
Një vajzë ka humbur në Shtime bënë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Ankuesja femër ka raportuar në polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. “Me datën 11.09.2018 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj viktima femër K/Shqiptare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen saj”, thuhet në raportin e Policisë.  
Vuçiç: Skemi çka lypim në Shtime e Gllogoc (video)

Vuçiç: Skemi çka lypim në Shtime e Gllogoc (video)

Kosove, Lajme, Shtime
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në vizitën që kishte realizuar në Zveçan, nuk ka lë pa përmendur edhe Shtimen duke aluduar në ate se tani në Gllogoc dhe Shtime nuk kemi më vend dhe nuk kemi se çka të kërkojmë. Kushdo çkado që të thotë, çka do të kërkojmë në sot në Gllogoc? Ma thoni? Ma thoni ju njëri nga dy Simiqët, ma thuaj Pope, ma thuaj Dalibor? Ma thuaj Rikallo, Goran e Millan, ma thuani të gjithë? Ma thuaj Braco çka do kërkojmë në Gllogoc ose në Shtime? Për më shumë shikoni videon më poshtë. https://www.facebook.com/1102367223218787/videos/330936164118891/?t=2