Kosove

Ndëprerje të energjisë elektrike, prishje në fshatin Carralevë

Ndëprerje të energjisë elektrike, prishje në fshatin Carralevë

Kosove, Lajme, Shtime
Një pjesë e qytetit të Shtimes ka disa orë që kanë mbetur pa energji elektrike. Të kontaktuar nga redaksia Shtimepress, KEDS nëpërmjet telefonit ka njoftuar se ka prishje të rrjetit energjetik në fshatin Carralevë dhe se ekipa e tyre është duke punuar për riparimin e defektit dhe se pritet pas disa orëve të kthehet gjendja normale e furnizimit me rrymë.
Bajram Shabani, imazhi më i mirë i Policisë së Kosovës

Bajram Shabani, imazhi më i mirë i Policisë së Kosovës

Kosove, Lajme, Shtime
Qytetarët e Kosovës, viteve të fundit gëzojnë respektin dhe besimin më të madh për Policinë e Kosovës, kjo dëshmohet edhe për faktin që ky institucion është vlerësuar më i suksesshmi në rajon. Zyrtarët policor, të ndodhur karshi shumë sfidave kanë arritur të krijojnë një urë komunikimi dhe bashkëpunimi me qytetarët e Kosovës, ku sot kemi më pak raste të dukurive negative. Përkushtimi i Policisë së Kosovës, për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve njëherit është edhe objektiva kryesore. Jemi mësuar teksa në trafik shohim zyrtarë policor, të cilët ndihmojnë në qarkullim sa më të lehtë të udhëtareve (makinave), mirëpo rrallë herë kemi rastin të shohim eprorë të lartë të Policisë së Kosovës, të cilët kontribuojnë direkt në trafik, ngase ata japin direktiva vetëm nga zyra. R
Të rinjtë e Shtimes shënojnë Ditën Ndërkombtare të Rinisë

Të rinjtë e Shtimes shënojnë Ditën Ndërkombtare të Rinisë

Kosove, Lajme, Shtime
Rrjeti i organizatave rinore të Shtimes “Pro Net”, kanë organizuar një aktivitet në fshatin Llanisht të Shtimes, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Në këtë ditë janë realizuar disa aktivitete si lojëra, debate dhe kamping të cilat janë mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Shtimes, ndërsa këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës, Naim Ismajli.
Vetura shkel këmbësorin në vendkalim

Vetura shkel këmbësorin në vendkalim

Kosove, Lajme, Shtime
Një këmbësor është goditur nga një veturë në zebra, në rrugën “Tahir Sinani” në qytetin e Shtimes, raporton Shtimepress. Qytetarët janë grumbulluar për t’i ofruar ndihmën e parë, ndërkohë nuk dihet nëse ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ardhë ndihma mjekësore dhe Policia e Kosovës. Ky aksident ka ndodhur para pak çastesh.
Nesër fillon dezinsektimi në qytetin e Shtimes

Nesër fillon dezinsektimi në qytetin e Shtimes

Kosove, Lajme, Shtime
Nesër, e shtune pritet të filloi faza e tretë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2018 në komunën e Shtimes. Komuna e Shtimes njofton se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Shtimes, dhe kompanisë që do ta kryej këtë proces. “Njoftohen qytetarët e Komunës së Shtimes se nesër, me datën 11.08.2018 në ora 20:00 fillon implementimi i projektit të Dezinsektimit, Deratizimit dhe Dezinfektimt (DDD), faza e tretë: “Dezinsektimi Hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin Shtimes”. DDD do të filloj te parku i pishave, vazhdon për gjatë rrugës “Tahir Sinani” me rrugicat, sheshet në qendër, parku në Rr. “Ahmet Shtimja” dhe rreth lumit, Parku tek Qendra Rinore, Rr. "Komandant Kumanova” me rrugicat dhe Rr. “Ad
Hajnat vjedhin duhan në Shtime (Video)

Hajnat vjedhin duhan në Shtime (Video)

Kosove, Lajme, Shtime
Vjedhjet këto ditë janë shpeshtuar. Cak i këtyre vjedhjeve po bëhen edhe maketet e ndryshme.     Një vjedhje e tillë ka ndodhur në një fshat të Komunës së Shtimes. Siç shihet në këtë video të dërguar nga një lexues për Indeksonline, dy persona hynë në një lokal të mbyllur dhe vjedhin pako të duhanit. Personat janë të maskuar dhe kanë veturën përpara, ku pas vjedhjes edhe ikin nga vendi ngjarjes. Shikoni më poshtë pamjet nga ky moment./Indeksonline/ https://youtu.be/j776QKf_SlQ

“Një bilbil”, këngë e bukur shqipe e realizuar me klip e sjellur nga Haki dhe Brahim Godanci (Video)

Kosove, Lajme, Shtime
jë këngë mjaft e bukur shqipe sot është publikuar në kanalin youtube nga dy këngëtarët e njohur të muzikës së pastër shqipe Haki dhe Brahim Godanci. Kënga titullohet ‘Një bilbil’ e që mban një tekst mjaft të bukur e me ritme verore. Ndërkohë që edhe në klip dy këngëtarët sjellin pamje të mahnitshme verore dhe skena të bukura të cilat i përshtaten shumë fabulës së këngës. Për të ndjekur në vazhdim mjafton të klikoni linkun: https://youtu.be/f_DtKVNIcD8
Njihuni me fshatin më të pastër në Kosovë

Njihuni me fshatin më të pastër në Kosovë

Kosove, Lajme, Shtime
Fshati Dobërçan konsiderohet si fshati më i pastër në Kosovë. Pjesa dërmuese e banorëve të tij jetojnë jashtë vendit por ata janë organizuar dhe përveç që kanë realizuar shumë projekte kanë bërë që fshati i tyre të jetë shembull i rregulli dhe pastërtisë.Apelet për ruajtjen e pastërtisë nuk janë të pakta nga qytetarët e Dobërçanit.Mirëmbajtja dhe kujdesi që kanë ata për mjedisin vërehet në të gjitha rrugët e këtij fshati. Mobilizimi i këtij komuniteti e ka bazën jashtë vendit. Shoqata “17 shkurti” me bazë në Cyrih e themeluar nga qytetarët e Dobërçanit që jetojnë jashtë vendit është ajo që i financon projektet që i bëjnë këtë të rinj në këtë fshat.Fshati me rreth katër mijë banorë kujdeset vetë për mirëmbajtjen e Qendrës së Shëndetit, Qendrës Kulturore, parqeve dhe pastërtisë së fshatit
Përgatituni për vikend të nxehtë

Përgatituni për vikend të nxehtë

Kosove, Lajme, Shtime
Mbi Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të shumta të shiut, ashtu siç ka qenë në ditët e fundit. Prishtina Weather parashikon që edhe të enjten do të kemi mot me shtrëngata dhe reshje shiu.     Me 2 gusht – Mot kryesisht me vranësira dhe shtrëngata me shi. Reshjet e shiu do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Me 3 gusht – Mot kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Me 4 e 5 gusht – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 28C. Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth v