Certifikohen rezultatet zgjedhore për kryetar të Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhje e radhës, në të cilën ë mbledhje, certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të Rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, mbledhja e parë inauguruese e kuvendeve të komunave, mbahet brenda 15 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *