Emërohet nëkryetari i Shtimes ja kush është

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur për opinionin publik, vendimin e ri të kryetarit të Komunës Naim Ismajlit. Sot gjatë ditës ai ka emëruar nënkryetarin e Komunës.

Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, e ka emëruar z. Rrahman Jakupi, nënkryetar të Komunës së Shtimes. Rrahman Jakupi deri në fund të zgjedhjeve lokale 2017, ka qenë kryesues i Kuvendit të Komunës së Shtimes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2010 – 2013 ka ushtruar edhe pozitën e zyrtarit për informim në Komunën e Shtimes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *