Familja e ish-ushtarit të UÇK-së bëhet me shtëpi të re

Më “28 Nëntor Ditën e Flamurit” familja e ish-ushtarit të UÇK-së Habib Lubovcit nga fshati Greiçec të Suharekës është bërë me shtëpi të re.

Kjo familje është bërë me kulm mbi kokë falë ndihmës së pronarëve të ndërmarrjes prodhuese “Kosova Model” të cilët së bashku me bashkëluftëtarë të Brigadës 60 Njësia Diverzante Vëzhguese, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, arritën për të kompletuar shtëpinë, në të cilën do të jetojnë anëtarët e kësaj familje.

Është nderë që na është dhënë mundësia t’i ndihmojmë familjës së Habibit, njiherit edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) theksuan pronarët e kompanisë “Kosova Model”.

Për të përuruar shtëpinë e luftëtarit të UÇK-së ishin prezent edhe kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli si dhe ish komandanti i UÇK-së Jetullah Qarri me bashkëluftëtarë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *