FSK e gatshme të niset drejt Shqipërisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë që ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndihmojnë Shqipërinë, e cila u përmbyt nga vërshimet.

Kreu i shtetit thotë se për këtë ka biseduar edhe me homologun e tij shqiptar, Ilir Metën.

“Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.

Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile”, është shprehur ai.

Presidenti thotë se janë të shqetësuar për “vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *