Gjatë vikendit, mot i vranët dhe me intervale me diell

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve të vikendit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat të shtunën do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Të dielën do të ketë ngritje të lehta të vlerave të maksimaleve.

Do të fryjë erë nga verilindja, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *