Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Shtime organizon ngjarjen përmbyllëse të vitit

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Shtime (KVRL-Sh), dje në bashkëpunim me rrjetin e OJQ-ve Pro Net, organizuan ngjarjen përmbyllëse të vitit, ku shfaqën aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2017.

Resul Gashi, kryetar i KVRL-së i përshendeti të pranishmit dhe i falenderoi për përkrahjen e ofruar gjatë realizimit të aktiviteteve, ndër to 50 projektet e realizuara gjatë vitit 2017 ka thënë Gashi.

Këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe drejoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Fatmire Ferati, e cila shprehi mirënjohje për punën e KVRL-së. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues tjerë institucional, përfaqësues të organizatave joqeveritare, anëtarë e vullnetarë. KVRL-Sh, me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohje për aktivistët më të dalluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *