Klubi Motoristëve Sportiv “Mc Vjosa” ndihmon familjet në nevojë

Për festat e fundvitit, motoristët e Klubit “Mc Vjosa” nga Shtimja gëzuan zemrat e fëmijëve në fshatin Carralevë, Rancë, Belinc dhe Reçak duke ndihmuar familjet me gjësende material dhe ushqimore. Kjo iniciativë u mbështet edhe nga bizneset si: Kalaja Epox, Furra Berlini 2 dhe Shisha Bar Imperial.

Motoristët për të ndihmuar këto familje me pako ushqimore arritën të sigurojnë një shumë prej 488.65 Euro si dhe 450 kilogram miell gruri.

Kryetari i klubit “MC VJOSA”, Halit Rexhaj, kjo iniciativë ishte e paraparë vetëm për këto gjashtë familje të identifikaura paraprakisht, ndërsa në të ardhmen priten edhe iniciativa të tjera nga ky klub.

“Ne jemi të lumtur që u bëmë shkaktar të gëzimit të këtyre familjeve dhe fëmijëve por pa dyshim se kjo nuk ja zgjedh dot problemin e përhershëm me varfërinë që kanë ato, mirëpo iniciativa jonë le të shërbejë si nismë që edhe të tjerët t’i ndihmojnë këtyre familjeve, por edhe të tjerave për tia lehtësuar jetesën sidomos tash kur jemi në stinën e dimrit” u deklarua Rexhaj për mediat lokale.

Klubi Motoristëve “MC Vjosa” është i njohur për opinionin, ndërsa së fundi kryetari i këtij klubi Halit Rexhaj mori pjesën në garat që organizohen çdo vit në Republikën e Shqipërisë dhe u shpall kampion në kategorinë profesionale E-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *