Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës nga Ferizaj të udhëhequr nga drejtori kolonel, Gazmend Hoxha.

Drejtori Hoxha uroi për mandatin e radhës, kryetarin Ismajli.

Zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionin e Komunës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *