Ky është moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi i ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë sonte dhe nesër në shumë vende. Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60 mm (l/m2) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm (l/m2).

Në javën tjetër pritet që mëngjeset të jenë me ngrica të cilat do të mund të paraqesin vështirësi në komunikacion.

E sipas IHK-së, mot me vranësira dhe reshje shiu e bore do ta karakterizojnë vendin gjatë pesë ditëve të radhës. Reshjet parashihen diku vonë sonte që fillimisht do të jenë në formë shiu e më tej masat e ajrit nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojnë në ul;jen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale gjë që do të krijohen kushtet për reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore do të ketë vetëm reshje bore dhe ulje të temperaturave minimale deri -7gradë Celsius.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, në viset e ulëta, derisa ata maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradë Celsius. Reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën për të vazhduar sërish ditën e enjte. Shtypja atmosferike do të ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokaliteti mund të arrijë mbi 15m/s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *