Ndërprerje të Energjisë Elektrike në Shtime, Lipjan dhe Magurë

Kompania Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) nëpërmjet ueb faqës së tyre ka bërë të ditur se gjatë ditëve të vikendit e shtunë dhe e diel, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të përmirësimit të rrjetit të transmetuesit dhe për këtë shkak komunat Shtime, Lipjan dhe Magurë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

“Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 2 dhjetor 2017 (E Shtunë) dhe 3 dhjetor 2017 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit NS 110/35/10 kV Lipjani.

Gjatë intervaleve kohore të lartcekura, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 40 MË).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet/bizneset që afektohen nga këto punime, dhe njofton që rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.” bënë të ditur KOSTT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *