Në Shtime FSK dhe KFOR largojnë mjetin e dyshuar shpërthyes

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në rrugën Adem Jashari, në Shtime, ankuesi mashkull K-Ashkali ka raportuar se kishte has në një mjet të dyshuar eksplodues.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin e dyshuar pa incidente, thuhet ne raportin policor.

Burime të Shtimepress bëjnë të ditur se mjeti shpërthyes, ka qenë një granatë dorë, e cila ka përfunduar në hapësirën e cila është pronë e një personi për grumbullimin dhe shitjen e hekurave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *