57 persona humbën jetën në aksidente brenda gjashtë muajve në Kosovë

57 persona humbën jetën në aksidente brenda gjashtë muajve në Kosovë

Kosove, Lajme, Shtime
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga janari deri në qershor, kanë humbur jetën 57 persona nëpër aksidente të ndryshme në komunikacion, ndërsa në total kanë ndodhur 7 mijë e 3 aksidente. Ndërsa në total Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 180 mijë tiketa trafiku. Janë gjithsej 5630 persona që pranuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e ndryshme që pësuan në aksidente. Këta presona u lënduan nga 2841 aksidente me persona të lënduar sa ndodhën këtë gjashtëmujor. Ndërsa, 4122 aksidente përfunduan vetëm me dëme materiale, thuhet në raportin e policisë. Mirëpo sidoqoftë Polica është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë të gjitha rregulalr e kodit të rrugës në mënyrë që të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve, uljen e vdkeshm

Aksident trafiku me fatalitet

Kosove, Lajme, Shtime
Policia e Kosovës (PK) nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se në një aksident trafiku të ndodhur sot me 08.07.2018 rreth orës  14:35 minuta në hyrje të Shtimes  , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  V.SH. ( f/sh/k  37 vjeçare),e cila  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta  pëson lëndime të rënda trupore. E  lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se  nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obd
Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Kosove, Lajme, Shtime
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulet atmosferik. Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës, do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme. Stuhit do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s./Telegrafi/
Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike

Kosove, Lajme, Shtime
KEDS-i përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të martën, në Shtime do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike sipas këtij orari: Më 03.07.2018 në TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet: Dalja 10 kV Carraleva (Kodi: 41046004) prej orës 9:30 deri në ora 16:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtimes, Qesta e Reçakut, Reçaku, Belinci, Carraleva Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetërshtica, Duga dhe Karaçica. Arsyeja e ndërprerjes: Revizion
Të hënën fillon shkolla verore “Bleta IV”

Të hënën fillon shkolla verore “Bleta IV”

Kosove, Lajme, Shtime
Të hënën më 02.07.2018 në objektin e Shkollës së Mesme Profesionale në Shtime, do të fillon punën Shkolla Verore Bleta e cila po organizohet për të katërten herë. Përgaditjet për fillimin e mësimit i kanë ndihmuar edhe anëtarë të rrjetit të OJQ-ve rinore “PRO NET”. Komuna e Shtimes përmes njoftimit ka bërë të ditur se Shkolla Verore do të zgjasë 10 ditë dhe aty do të zhvillohen lëndët (kurset): Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Teknologji Informative, Art Figurativ dhe Edukatë Muzikore. Pjesëmarrës do të jenë 105 nxënës të klasëve VI deri VIII të shkollave të komunës së Shtimes, të cilët paraprakisht janë përzgjedhur nga drejtorët e shkollave në bashkëpunim me pedagogët.
Dy fshatrat: Lagje e Pajtimit dhe Godanc i Ulët organizohen për pastrim të ambientit

Dy fshatrat: Lagje e Pajtimit dhe Godanc i Ulët organizohen për pastrim të ambientit

Kosove, Lajme, Shtime
Dy këshillat e fshatrave Lagje e Pajtimit dhe Godanc i Ulët janë organizuar për të pastruar ambientin dhe lokacione të caktuara të fshatrave. Kështu në Lagjen e Pajtimit janë pastruar si dhe kanë kontribuar me të holla këtë aktivitet ka bërë të dituar përfaqësuesi i Lagjës së Pajtimit, Xhevat Krasniqi, ndërsa Këshilli i fshatit Godanc i Ulët ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Kryesia e fshatit në bashkëpunim me Komunën e Shtimes, derjtorinë e Sherbimeve Publike të udhëhequr nga Halili Halili, se të dielen ora 10:00, do të organizojnë aksionin për pastrimin e fshatit duke filluar  nga hapësirat rreth varrezave të fshatit. Do to pastrohen hapesirat përreth rrugës dhe hapësira përreth dhe brenda varrezave, pjesëmarrësit do të furnizohen me dorëza dhe thasë për vendosjen e mbeturinave
Në Shtime rivarrosen trupat e dëshmorëve: Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Hafir Bajrami, Arben Hyseni dhe Xheladin Xheladini

Në Shtime rivarrosen trupat e dëshmorëve: Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Hafir Bajrami, Arben Hyseni dhe Xheladin Xheladini

Kosove, Lajme, Shtime
Në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, përfaqësues të institucioneve, Shoqatave të Luftës së UÇK-së është bërë rivarrimi i dëshmorëve: Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Hafir Bajrami, Arben Hyseni dhe Xheladin Xheladini.  Për këtë ceremoni janë përkujdesur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët me nderime ushtarake kanë përcjellur dëshmorët për në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime.