“Plisat” gëzojnë fëmijët e Reçakut

Grupi i tifozëve nga Prishtina “Plisat”, kanë vazhduar traditën e tyre, pasi edhe këtë vit ka vendosur të shpërndajë dhurata për fëmijët. Ata kanë zgjedhur fshatin Reçak për të qëndruar sot dhe shpërndarë dhurata për fëmijët, nxënësit e këtij fshati. Për këtë aktivitet ka bërë të ditur drejtori i shkollës, Faruk Bajrami, i cili ka falënderuar grupin e tifozëve “Plisat”.

“Plisat” edhe njëherë si gjithmonë e shpërfaqen shpirtin e tyre human, duke respektuar vendin simbol të lirisë së Kosovës fshatin Reçak. Ata, sot i gëzuan nxënësit e fshatit, duke u shpërnda secilit nga një dhuratë, gëzimi ishte i papërshkrushëm në fytyrat e fëmijëve, të cilët këndonin këngë së bashku në frymën e festave të fundvitit” ka bërë të ditur drejtoria e shkollës së fshatit Reçak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *