Të hënën shënohet përvjetori i Masakrës së Reçakut

Të hënën, më 15 janar 2018, do të shënohet 19-të vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarje kjo e cila ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që quan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Komuna e Shtimes, ka njoftuar për Agjendën e shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarje. Ja agjenda e plotë:

Ora 09:00 – Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak

Ora 11:00 – 11:40 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime

Ky aktivitet bëhet e ditur së organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *