Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese, që është edhe e fundit.
Dardanet do të kenë punë me Uellsin me fillim nga ora 19:00 në Parc y Scarlets në Lanelli.
Kjo është ndeshja e gjashtë kualifikuese e vashave kosovare dhe e fundit njëkohësisht në kuadër të Grupit 4 të Ligës së Kombeve.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fposts%2Fpfbid0NhAXJwSjXX5J9XgJy5RmFFozvpnQtwCyGYDQC2FsARhPcRCQyt4mduhqnTyfoJJql&show_text=true&width=500
Nga pesë ndeshje deri më tani, Kosova ka pësuar po aq humbje duke mos arritur të shënoj as një gol.
Vashat e trajneres Anneli Andersen, synojnë që të shkaktojnë befasi ndaj Uellsit që ndodhet në pozitën e parë në Grup. /Telegrafi/