Tuesday, April 8, 2025
Google search engine
BallinaLajmeNjoftim nga OVL e UÇK-së për ndarjen nga jeta e veteranit Arsim...

Njoftim nga OVL e UÇK-së për ndarjen nga jeta e veteranit Arsim Vishesella

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Shtime me dhembje të thellë njofton opinionin publik për ndarjen nga jeta të Veteranit të UÇK-së, ish-nënoficerit të TMK-së dhe Rreshterit të Klasit të Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Arsim Vishesella.

Arsimi ishte një bashkëluftëtar i përkushtuar dhe një njeri i urtë që kontribuoi në mënyrë të çmuar në luftën për liri dhe më pas në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Ai shërbeu me dinjitet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe vazhdoi me përkushtim shërbimin e tij në FSK deri në përkeqësimin e shëndetit.

“Ndarja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh në mesin e bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. Organizata e Veteranëve të Luftës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e Arsimit.” thuhet në njoftimin e OVL-së në Shtime.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments