Qemajl Aliu i mashtroi hapur qytetarët e Shtimes me premtimin e tij të madh për ndërtimin e sheshit të ri. Ai kishte dhënë fjalën që ky projekt do të përfundonte duke lidhur rrugën “14 Dhjetori” me rrugën “Adem Jashari”. Sot, ky projekt nuk ka asgjë më shumë se sa një fjalë të papërmbushur, duke e lënë qytetin pa zhvillimin e premtimin që pritej të ofronte një hapësirë moderne për banorët.
Në vend që të ketë sheshin që Aliu e kishte përmendur në çdo takim e premtim elektoral, sot banorët e Shtimes përballen me realitetin e hidhur të një projekti të paqëlluar dhe të një lideri që nuk qëndroi besnik ndaj fjalës së tij. Ky është një dështim i rëndë i tij që prek të gjithë qytetin dhe shpërfaq seriozitetin dhe pa përgjegjësinë e tij si kryetar.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, qytetarët meritojnë transparencë për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet dhe pse ky projekt mbetet i papërmbushur. Për më shumë shihni videon.