Shtime, 11 nëntor 2024 – Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Shtimes, në bashkëpunim me Fondacionin “Amaneti”, ka shpallur thirrjen për aplikim për projektin “Dhurimi i granteve bujqësore për ekonomitë familjare” në territorin e Komunës së Shtimes. Ky projekt synon të përkrahë familjet fermerë duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe zhvillimin e bujqësisë në komunë.
Për vitin 2024, thirrja përfshin:
- 13 kultivatorë të pajisur me tri funksione: pllug, frezë dhe kositëse.
Të gjithë fermerët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë, duke përmbushur kriteret e mëposhtme:
- Të jenë banorë rezidentë të Komunës së Shtimes.
- Të jenë prodhues të perimeve në sera nga 1 deri 5 ari ose në fushë të hapur nga 5 deri 15 ari.
Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet aplikuesve që nuk kanë përfituar grante nga komuna në tre vitet e fundit, që janë në gjendje të rëndë ekonomike, që kanë familje me numër të madh anëtarësh, ose që kanë anëtarë të familjes me nevoja të veçanta shëndetësore.
Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë:
- Kopje të dokumentit identifikues,
- Dëshmi të pagesës së tatimit në pronë,
- Çertifikatën e bashkësisë familjare,
- Aplikacionin e plotësuar.
Afati i aplikimit është nga 11 nëntor 2024 deri më 22 nëntor 2024, dhe aplikacionet mund të dorëzohen në Zyrën Pritëse të Komunës së Shtimes.
Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në adresën: Rr. Tahir Sinani 50, Shtime, ose në numrin e telefonit +383290398015.
