Monday, April 7, 2025
Google search engine
BallinaLajmeDOKUMENTE|Subvencionet në Shtime – favorizohen miqtë dhe familjarët e zyrtarëve

DOKUMENTE|Subvencionet në Shtime – favorizohen miqtë dhe familjarët e zyrtarëve

Në Komunën e Shtimes, procesi i ndarjes së subvencioneve për fermerët apo projekti “Përkrahja me mëshqerra” po përcillet me shumë dyshime, mungesë të transparencës dhe drejtësisë nga qeverisja e Qemajl Aliut. A është kjo një mbështetje për fermerët e vegjël, apo një privilegj për të afërmit dhe miqtë e zyrtarëve të lartë të Komunës?

Komuna e Shtimes kishte shpallur një thirrje për ndarjen e subvencioneve për fermerët që posedojnë nga 0 deri në 3 lopë, duke synuar mbështetjen e atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë. Në kuadër të projektit “Përkrahja me mëshqerra”, Komuna e Shtimes përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen edhe të 30 mëshqerrave të tjera dhe me këtë përfundon edhe faza e dytë e këtij projekti. Mirëpo, lista e përfituesve tregon një realitet ndryshe, duke nxjerrë në pah persona që jo vetëm tejkalojnë kufizimin prej 3 lopëve, por edhe kanë lidhje të ngushta familjare apo politike me zyrtarë komunalë të lartë. Kjo e bën këtë proces të duket më shumë si një “pazar politik” sesa si një mbështetje e vërtetë për fermerët.

Në një komunë ku nevojat e fermerëve për mbështetje janë gjithmonë në rritje, është për t’u habitur se si përfituesit përfshijnë emra të lidhur ngushtë me zyrtarët komunalë dhe me partinë qeverisëse. A thua kriteri kryesor për përfitimin e subvencioneve është afërsia me zyrtarët dhe politikanët e LVV-së?

Shtimepress meson se në listën e përfituesve shfaqen emra që janë favorizuar haptas, mirëpo edhe të tillë që kanë shkelur kriteret e thirrjes publike. Disa nga përfituesit që kanë shkelur kriteret janë:

1.         Selim Ahmeti, me më shumë se 5 lopë,

2.         Ramadan Hajdini, me më shumë se 5 lopë,

3.         Idriz Neziraj, gjithashtu me mbi 5 lopë,

4.         Ramadan Emini, me mbi 5 lopë,

5.         Islam Rashiti, që posedon mbi 3 lopë.

Po ashtu, në listë janë përfshirë edhe persona me lidhje të ngushta familjare dhe politike me zyrtarë të lartë të komunës, si:

1.         Avni Qorrolli, baballëku i kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adnan Ademi, dhe prindi i UD drejtores së Institucionit Parashkollor në Shtime, Arbona Qorrolli,

2.         Emin Emini, babai i inspektores së komunës, Albulena Emini,

3.         Kenan Mustafa, xhaxhai i Shkurte Mustafës (LVV), anëtare e Kuvendit, që ka përfituar edhe në vitin 2022 dhe ka mbi 5 lopë,

4.         Idriz Mehmeti, zyrtar komunal,

5.         Faton Bajrami, i njohur si simpatizant i LVV-së,

6.         Lirim Beqaj, i njohur për lidhjet e tij politike të tij me kryetarin e LDK-së, Kastriot Shabani.

Në kohën kur qytetarët kanë nevojë për mbështetje, pyetja që shtrohet është e thjeshtë: a është e nevojshme të kesh mbiemrin e duhur ose një mik të fuqishëm në komunë për të përfituar subvencion?

Shkurte Mustafa, anetare e Kuvendit (LVV), Kenan Mustafa familjar i Shkurta Mustafes

Përzgjedhja e përfituesve duket se është ndikuar nga lidhjet politike dhe personale më shumë se nga nevojat e vërteta të fermerëve dhe kjo është një dëshmi e qartë e mungesës së integritetit dhe e keqpërdorimit të detyrës publike nga zyrtarët e komunës së Shtimes. Ky veprim është një dëmtim i rëndë për besimin e qytetarëve dhe një shembull i qartë i mungesës së drejtësisë dhe paanshmërisë.

Kryetari i LDK-së, Kastriot Shabani dhe perfitues, Lirim Beqaj

Ftesë për hetim dhe përgjegjësi publike

Një qyetar në kushte anonimiteti për Shtimepress ka kërkuar hetime nga organet e sigurise duke thënë se një proces i tillë i pandershëm është një shkelje e rëndë e dhe keqpërdorim I qeverisjes, e cila do të duhej ndihmuar të gjithë qytetarët njësoj dhe për të promovuar transparencën në ndarjen e fondeve publike. “Ftojmë organet e pavarura që të hetojnë këtë proces dhe të sigurojnë që zyrtarët të japin llogari për veprimet e tyre. Subvencionet nuk duhet të jenë një privilegj për miqtë dhe të afërmit e zyrtarëve, por një mundësi për të ndihmuar ata që realisht kanë nevojë”. Ai tha se ndarja e padrejtë e subvencioneve në Komunën e Shtimes është një pasqyrë e qartë e një keqmenaxhimi të thellë dhe një alarm për qytetarët që kërkojnë një qeverisje të drejtë. Është koha për një rishikim të thellë të këtij procesi dhe për ngritjen e standardeve që mbrojnë interesin publik, në mënyrë që fondet e taksapaguesve të përdoren për ata që vërtet i meritojnë, dhe jo për miqtë dhe të afërmit e pushtetit.

Faton Bajrami aktivist i VV-se dhe Qemajl Aliu

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments