Tuesday, April 8, 2025
Google search engine
BallinaLajmeA DUHET TË HIQET OBJEKTI I ADMINISTRATËS KOMUNALE NGA QENDRA E SHTIMES?

A DUHET TË HIQET OBJEKTI I ADMINISTRATËS KOMUNALE NGA QENDRA E SHTIMES?

Qemajl Aliu zhvendos Administratën Komunale të Shtimes në Kundërshtim me Ligjin, çfarë motivon zhvendosjen e institucionit kyç të qytetit drejt periferisë? Në pyetje janë 2.5 milion€, të cilat janë të ndara për këtë objekt!? Vendimi i kundërligjshëm i kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, për të zhvendosur objektin e administratës komunale nga qendra në hapësirën ku është aktualisht duke vepruar “Pastërtia” në Shtimes, pra një hapësirë periferike, pa konsultim me qytetarët është shqetësim serioz. Ky vendim, që dyshohet të jetë marrë në kundërshtim me ligjin, jo vetëm që dëmton interesin publik, por ngrit pikëpyetje të mëdha mbi transparencën dhe qëllimet e vërteta të këtij procesi. Sipas dokumenteve të siguruara nga Shtimja Press, parcela e destinuar për ndërtimin e objektit të ri ndodhet në një zonë të klasifikuar si tokë pyjore, që është e mbrojtur nga shteti sipas Ligjit Nr. 08/L-137 për Pyjet. Përdorimi i kësaj toke për ndërtim kërkon miratim nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, i cili nuk është marrë. Për më tepër, vendimi është marrë pa një proces të detyrueshëm konsultimi publik, duke anashkaluar normat ligjore dhe etike që kërkojnë përfshirjen e qytetarëve në çështje të tilla jetike. Si mund të shpjegohet ky veprim, që sfidon parimet bazë të qeverisjes lokale dhe respektimin e ligjit? A është kjo një shkelje e qëllimshme apo thjesht një neglizhencë e papërgjegjshme? Dëmet për qytetarët dhe bizneset lokale Zhvendosja e administratës komunale në periferi do të krijojë një sërë pengesash praktike për qytetarët e Shtimes. Qasja në shërbimet publike do të bëhet më i vështirë, sidomos për ata që nuk kanë mjete transporti privat. Për më tepër, ky vendim do të ndikojë negativisht në bizneset e vendosura në qendër të qytetit, të cilat përfitojnë nga fluksi i përditshëm i qytetarëve që frekuentojnë administratën. Pse Qemajl Aliu zgjedh të zhvendosë institucionin më të rëndësishëm të qytetit, kur në vendet perëndimore praktika standarde është që institucionet publike të jenë në qendra urbane për të lehtësuar qasjen dhe për të stimuluar ekonominë lokale? Qendra e Shtimes është zemra e aktivitetit ekonomik dhe social të qytetit. Zhvendosja e administratës jo vetëm që do të zbehë rëndësinë e saj, por mund të shkaktojë një rënie të vlerës së pronave dhe të dëmtojë përpjekjet për zhvillim urban të qëndrueshëm. Banorët e Shtimes duhet të kërkojnë përgjegjësi nga Qemajl Aliu dhe administrata e tij. Vendimi për zhvendosjen e objektit të administratës komunale duhet të rishqyrtohet me urgjencë, duke respektuar ligjin, interesin publik dhe transparencën. Nëse ky proces nuk ndalet dhe shqyrtohet, qytetarët do të përballen me pasoja të rënda që mund të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe në zhvillimin e Shtimes për dekada të ardhshme. A është ky një vendim i nxitur nga nevojat e qytetarëve apo një veprim që shërben interesat e ngushta politike të Vetëvendosjes, mbetet të shihet! Cilat ligje është duke shkelur Qemajl Aliu: 1. Ligji Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Nenet 9 dhe 36 o Neni 9 kërkon që çdo vendim administrativ të jetë i bazuar në ligj, i arsyetuar dhe i marrë përmes një procesi të drejtë. Procesi i vendimmarrjes për zhvendosjen e administratës është bërë pa respektuar këto standarde. o Neni 36 thekson rëndësinë e konsultimeve me subjektet e interesit para marrjes së vendimeve që prekin publikun. Në këtë rast, qytetarët dhe bizneset nuk janë konsultuar, duke e bërë procesin të njëanshëm dhe në kundërshtim me ligjin. 2. Ligji Nr. 06/L-048 për Konsultimin Publik, Neni 3 dhe Neni 4 o Neni 3 përcakton detyrimin e institucioneve publike për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në vendimmarrje. o Neni 4 kërkon që procesi i konsultimit publik të jetë transparent dhe të përfshijë informimin e plotë të qytetarëve për ndikimin e vendimeve të propozuara. Zhvendosja e administratës komunale është vendosur pa një proces konsultimi, duke anashkaluar plotësisht këto dispozita. 3. Ligji për Planifikimin Hapësinor, Neni 5 dhe Neni 14 o Neni 5 kërkon që çdo projekt ndërtimi të respektojë planifikimin hapësinor dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban. Zhvendosja e administratës komunale nga qendra në periferi bie ndesh me parimet e zhvillimit urban të qëndrueshëm. o Neni 14 parashikon konsultim publik për projektet që ndryshojnë destinimin e hapësirave publike. Mungesa e këtij konsultimi përbën një shkelje të rëndë të procedurave ligjore. Këto shkelje përbëjnë një precedent të rrezikshëm për qeverisjen lokale, duke dëmtuar transparencën dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments