Thursday, June 12, 2025
Google search engine
BallinaLajmeFTESË PËR PROTESTË: “Për Shumë Energji, Për Shumë Drejtësi!”

FTESË PËR PROTESTË: “Për Shumë Energji, Për Shumë Drejtësi!”

Në redaksinë e Shtimepress ka mbërritur një njoftim për organizimin e protestës për shkak të tensionit të ulët të energjisë elektrike, që po rëndon jetën e qytetarëve të Shtimes. Problemet e vazhdueshme me furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike kanë krijuar vështirësi në ekonomitë familjare, shëndetësi dhe aktivitetet e përditshme të komunitetit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Të nderuar qytetarë të Shtimes,

Si pasojë e tensionit të ulët të energjisë elektrike, që po prek vazhdimisht jetën tonë të përditshme, qytetarët e Shtimes dhe të gjithë rajonit ndihen të detyruar të reagojnë.

Mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, që po dëmton ekonominë familjare, shëndetin dhe aktivitetet tona të përditshme, kërkon veprime të menjëhershme. Kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme dhe për të bërë zërin tonë të dëgjohet lidhur me shqetësimet tona.

Për këtë arsye, ju ftojmë të gjithë të merrni pjesë në protestën që do të mbahet më 11 dhjetor 2024, në orën 12:00, për të kërkuar drejtësi dhe përmirësim të situatës energjetike. Protesta do të zhvillohet në qendër të Shtimes.

Le të bashkohemi për të bërë zërin tonë të dëgjohet dhe për të kërkuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë!

Të drejtat tona janë të shenjta! Të kërkojmë energji të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për jetën tonë!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj proteste!
Bashkë mund të bëjmë ndryshimin!

Protesta do të mbahet në Rrugën “Tahir Sinani”, nga Rruga e Godancit deri te rruga “12 Qershori”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments