Saturday, April 12, 2025
Google search engine
BallinaLajmeProtestë paqësore në Shtime për çështjen e furnizimit me energji elektrike

Protestë paqësore në Shtime për çështjen e furnizimit me energji elektrike

Sot, në Shtime, u mbajt një protestë paqësore me pjesëmarrjen e rreth 50 qytetarëve, përfaqësuesve të bizneseve dhe banorëve të Shtimes. Protestuesit shprehën shqetësimin e tyre për problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme nga institucionet përkatëse.

Protesta nisi me një marshim përgjatë rrugës “Tahir Sinani“, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe bënin thirrje për përmirësimin e rrjetit energjetik. Më pas, ata u ndalën për disa minuta në oborrin e Komunës së Shtimes, ku shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj situatës aktuale.

Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente, duke përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e trajtimit të problemeve energjetike që po prekin jetën e përditshme të qytetarëve dhe komunitetit dhe të biznesit në Shtime.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments