Dje, Komuna e Shtimes, në bashkëpunim me zv. ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Qafa e Duhles – Topillë – Grejqec – Papaz, nër veçanti segment Topillë, me një gjatësi prej 8.2 km.


Në vendin e ngjarjes u panë disa banorë dhe zyrtarë të Komunës së Shtimes, përfshirë kryetarin Qemajl Aliu, asamblistin e LVV-së Besnik Seferi, zyrtarin për Marrëdhënie me Publikun Fatmir Rashiti, drejtorin e Urbanizmit Grejtalb Emini, si dhe disa makineri të vendosura aty për qëllime fotografimi.
Mirëpo, realiteti në terren duket ndryshe. Një banor i Shtimes, me prejardhje nga fshati Topillë, ka vizituar sot vendin ku pretendohet se kanë nisur punimet dhe ka realizuar video dhe fotografi që dëshmojnë të kundërtën. Sipas tij, nuk ka asnjë aktivitet ndërtimor, as makineri në funksion dhe as punëtorë në terren.




A është ky një projekt real, apo vetëm një shfaqje propagandistike në prag të zgjedhjeve parlamentare nga LVV Shtime?
Përdorimi i projekteve infrastrukturore si mjete elektorale nuk është një praktikë e panjohur, nga Lëvizja Vetëvendosje
A do të vazhdojnë punimet, apo pas përfundimit të fushatës, makineritë do të zhduken bashkë me premtimet boshe? Koha do ta tregojë…