Me datë 13 shkurt, Komuna e Shtimes ka publikuar vendimin për ndarjen e subvencioneve për fermerët, duke shpërndarë 13 moto-kultivatorë si pjesë e mbështetjes bujqësore për zhvillimin rural. Vendimi është marrë pas vlerësimit të aplikimeve nga Komisioni Komunal, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ka përzgjedhur përfituesit bazuar në kriteret e përcaktuara.
Në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe vendimit të Kryetarit të Komunës, ky proces është zhvilluar me vonesë dhe mungesë të transparencës, ndërsa sipas komunës përmes këtij programi, synohet të mbështeten fermerët në rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe lehtësimin e punës në bujqësi.
Lista e përfituesve të moto-kultivatorëve:
- Tahir Aliu – Vojnoc
- Krenar Haxha – Gjurkoc
- Gani Maksuti – Godanc i Poshtëm
- Drilon Azizi – Davidoc
- Bafti Hysenaj – Petrovë
- Ahmet Bajrami – Zborc
- Nexhmedin Beqaj – Petrovë
- Gezim Bajrami – Shtime
- Hasim Hasimi – Bellinc
- Bekim Halili – Godanc i Poshtëm
- Naim Halimi – Muzeqinë
- Lulzim Canolli – Rashincë
- Ilaz Mehmeti – Godanc i Epërm
