Monday, April 7, 2025
Google search engine
BallinaLajmeNë moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor,...

Në moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi

Ka ndërruar jetë drejtori i Radio Kosova e Lirë, professor, Ahmet Qeriqi. Njoftimin për ndarjen e e tij nga jeta e ka bërë vajza e tij, Arbana Qeriqi përmes rrjetit social Facebook.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, më 7 mars 2025, në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta drejtori i Radios Kosova e Lirë, profesori dhe atdhetari i shquar, Ahmet Qeriqi.

I lindur më 24 dhjetor 1946 në Krojmir të Drenicës jugore, Ahmet Qeriqi ishte një figurë e njohur e veprimtarisë kombëtare. Ai ishte pjesëmarrës dhe organizator në lëvizjet patriotike që nga vitet ’60, duke kontribuar aktivisht në çështjen kombëtare. Angazhimi i tij për lirinë e Kosovës e bëri atë një zë të fuqishëm të rezistencës, si gjatë veprimtarisë ilegale, ashtu edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku udhëhoqi Radio Kosova e Lirë.

Si publicist dhe shkrimtar, ai la pas dhjetëra vepra dhe qindra analiza, komente e shkrime të rëndësishme për historinë dhe çështjen kombëtare.

Ahmet Qeriqi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në kauzën kombëtare dhe në fjalën e lirë.

Redaksia e Shtimepress ngushëllon familjen Qeriqi dhe të gjithë të afërmit për humbjen e veprimtarit Ahmet Qeriqi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments