Më datë 09.09.2025, Komuna e Shtimes kishte nënshkruar kontratën për projektin “Shfrytëzimi i fotokopjeve dhe printerave me qera” me kompaninë “ASTRONIK” SH.P.K., në vlerë totale prej 5,643.24€, me afat kohor 18.09.2024 – 18.09.2025. Ky projekt duhej të siguronte printera dhe fotokopje për institucionet publike të komunës.

Por çfarë ndodhi në realitet? Shtimepress nga burime të sigurta brenda Komunes, merr vesh se vetëm pas 6 muajsh, nga operatori ekonomik “Astronik” të gjitha pajisjet janë tërhequr për shkak se fondet e dedikuara për këtë shërbim janë shpenzuar plotësisht. Ky është një shembull i qartë i keqmenaxhimit dhe mungesës së transparencës në administrimin e buxhetit të komunës.
Mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e kontratës së këtij projekti është drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu, ndërsa menaxher i kontratës ishte caktuar Idriz Mehmeti si IT, mirëpo në realitet një zyrtar për logjistikë në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, i cili as nuk ka eksperiencë në fushën e IT-së dhe madje është në prag të pensionimit. Pra, një njeri pa përvojë në teknologji informative është caktuar të menaxhojë një shërbim që lidhet drejtpërdrejt me pajisjet teknologjike të insituticioneve publike përkatsisht shkollave. Ironia më e madhe është se kontrata ishte nënshkruar për një vit të plotë, por vetëm pas 6 muajsh pajisjet janë tërhequr nga kompania për shkak të harxhimit të buxhetit. Pra, sipas logjikës së këtij pushteti, fondet që duhej të mjaftonin për 12 muaj janë shpenzuar për gjysmën e kohës, dhe tani shkollat e Shtimes kanë mbetur pa fotokopje dhe printera.

Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë del që kostoja mujore ishte e planifikuar: 470.27€ për muaj, ndërsabuxheti realisht i shpenzuar për muaj: 940.54€. Pra, fondet janë shpenzuar dyfish më shpejt se sa duhej, duke bërë që pajisjet të largohen dhe shkollat të mbeten pa printera dhe fotokopje në mes të vitit shkollor! Por në realitet, ata e kanë djegur buxhetin për vetëm 6 muaj, duke shpenzuar dyfishin e asaj që duhej. Ky është një skandal i pastër financiar!
Ky është një shembull konkret se si qeverisja e Qemajl Aliut dhe VV-së në Shtime po dëmton shërbimet bazike për qytetarët. Ky rast me kontratën për printerë dhe fotokopjues është vetëm edhe një dëshmi tjetër e paaftësisë së tyre për të planifikuar dhe menaxhuar financat publike.